array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kandidatja e VV-së ia huq me ndërrimet e shkollës “Elena Gjika”

Deklarata

Sa për informatë shkolla ‘Elena Gjika’ punon me tri ndërrime.

Vlerësimi

Rrenë

KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, Betim Sylejmani, i cili e ka konfirmuar se shkolla fillore ‘Elena Gjika’ për më shumë se një vit e gjysmë punon me dy ndërrime.

Artikulli

Kandidatja për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, Venera Llunji, e ftuar në Debat Pernime ka thënë se një shkollë në kryeqytet punon me tri ndërrime.

“Sa për informatë shkolla Elena Gjika punon me tri ndërrime”, ka thënë Venera Llunji.

Por, KALLXO.com ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, Betim Sylejmani, i cili e ka konfirmuar se ky institucion për më shumë se një vit e gjysmë punon me dy ndërrime.

“Shkolla “Elena Gjika” për më shumë se një vit e gjysmë punon me dy ndërrime”, ka thënë Sylejmani.