array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Kandidatja e NISMA-s ndërron fjalët për çerdhet

Deklarata

Deklarata 16.09.2019 “Ajo për të cilën unë do të mundohem, janë çerdhet të cilat unë ato do t’i shtyjë sapo të bëhem deputete, në çdo qytet minimum do të ketë 2-3 çerdhe publike”

 

Deklarata 29.09.2019 “Unë nuk mund të flas me shifra. Ajo që mund të them, ajo që Kosovës i duhet është që në çdo fshat e madje në çdo lagje nëpër qytet me pas çerdhe”

Albulena Balaj-Halimaj

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Kandidatja për deputete ka pasur dy deklarata të ndryshme sa i përket ndërtimit të çerdheve nëse bëhet deputete ose nëse koalicioni që përfaqëson fiton zgjedhjet.

Artikulli

Kandidatja për deputete nga koaliconi NISMA-AKR-PD, Albulena Balaj-Halimaj, ka dhënë dy qëndrime të ndryshme lidhur me ndërtimin e çerdheve nëpër Kosovë.

Ajo nuk e ka bërë shumë të qartë planin konkret të këtij koalicioni për arsimin parashkollor.

Balaj-Halimaj në një intervistë për KALLXO.com, dy javë më parë kishte premtuar se do të mundohet që çdo qytet minimum do të ketë 2-3 çerdhe publike.

“Ajo për të cilën unë do të mundohem, janë çerdhet të cilat unë ato do t’i shtyjë sapo të bëhem deputete, në çdo qytet minimum do të ketë 2-3 çerdhe publike”, kishte thënë kandidatja për deputete.

Ndërkaq, sonte në DebatPernime përballë Jeta Xharrës, në pyetjen se sa çerdhe do t’i shtojë nëse vijnë në pushtet, Balaj Halimaj ka thënë se nuk mund të jap shifra.

“Unë nuk mund të flas me shifra. Ajo që mund të them, ajo që Kosovës i duhet është që në çdo fshat e madje në çdo lagje nëpër qytet me pas çerdhe”, tha ajo.

Emisioni i plotë