array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Foto: Facebook

Kamenica i publikon kontratat me bizneset

Deklarata

Qëndron Kastrati: Jemi duke bërë përgatitjen e kontratave dhe besoj që deri në javën e ardhshme, do të jenë publike edhe në faqen zyrtare të Komunës.

 

 

Qëndron Kastrati

Vlerësimi

E vërtetë

Kallxo.com do të vazhdojë të monitorojë nëse do të ndodh publikimi i kontratave javën e ardhshme në ueb-faqen e komunës së Kamenicës. Publikimi i kontratave që lidhin Autoritetet Kontraktuese me bizneset është shumë i rëndësishëm për rritjen e transparencës në prokurim publik, në të cilin ka dyshime për korrupsion.

Artikulli

Komuna e Kamenicës ka filluar publikimin e kontratave me operatorët ekonomik në faqen zyrtare të komunës. Në ueb-faqen e Komunës së Kamenicës (duke klikuar KËTU) mund të shkarkohen dhe lexohen kontratat e nënshkruara nga kjo komunë. Deri më tani është publikuar një numër i vogël i kontratave të nënshkruara.

Kryetari i Komunës se Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se të gjitha kontratat do të publikohen ditëve në vazhdim.

“Sa i përket publikimit të kontratave me operatorët ekonomik, Komuna e Kamenicës është e gatshme t’i publikojë ato. Për momentin jemi duke bërë përgatitjen e kontratave për publikim, deri në javën e ardhshme pritet të publikohen në faqen zyrtare të Komunës”, thuhet në përgjigjen e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, dërguar përmes Zyrës për Informim për KALLXO.com.

Gjatë raundit të dytë të debateve për kryetar të komunave, nën moderimin e Jeta Xharrës, kandidatëve iu janë parashtruar pyetjet nëse do t’i bëjnë publike kontratat e komunave me biznese. Por, Qëndron Kastrati ka refuzuar të jetë pjesë e debatit përballë kandidatit të LDK-së, Shaip Surdulli si rrjedhojë edhe nuk ka ndonjë premtim nëse do t’i publikonte këto kontrata.

KALLXO.com i ka dërguar të njëjtat pyetje në email kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati pas debatit por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje.

Kamenica tashmë është rreshtuar në mesin e komunave të cilat këto ditë kanë filluar t’i publikojnë ato. Gjakova ka qenë komuna e parë që e ka filluar këtë trend, me Pejën e cila është bërë komuna e dytë, pastaj Gjilani, Vushtrria, Ferizaj dhe Prishtina.