array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Donika Kadaj - Bujupi - FOTO KALLXO - ARKIV

Kadaj-Bujupi ndërron qëndrimin për tarifën 100%

Deklarata

Kjo tema e reciprocitetit është përpjekje me eskivu prej asaj që e dimë të gjithë. Serbia ka pasë një treg prej 600 milionë euro, kurse Kosova 60 milionë euro. Normal që Serbia pranon reciprocitet. Çka fiton Kosova me reciprocitet?”

Donika Kadaj Bujupi

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Donika Kadaj Bujupi ka ndërruar qëndrim sa i përket tarifës 100%. Në muajin mars ajo mendonte që Kosova duhet të vendosë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, pasi taksa nuk mjaftonte. Por, tash Kadaj Bujupi thotë se Serbia e dëshiron reciprocitetin. Madje ka pyetur se çka na duhet reciprociteti.

Artikulli

Kandidatja për deputete e koalicionit AAK-PSD, Donika Kadaj Bujupi, ka ndërruar qëndrimin për masat që duhet të ndërmerren ndaj Serbisë.

Në DebatPernime, ish deputetja e Vetëvendosjes duke folur për tarifën dhe reciprocitetin me Serbinë, u shpreh se “Serbia normalisht që pranon reciprocitet”.

Madje ajo pyet se çka i duhet Kosovës reciprociteti.

“Kjo tema e reciprocitetit është përpjekje me eskivu prej asaj që e dimë të gjithë. Serbia ka pasë një treg prej 600 milionë euro, kurse Kosova 60 milionë euro. Normal që Serbia pranon reciprocitet. Çka fiton Kosova me reciprocitet?”, tha Donika Kadaj në DebatPernime.

Mirëpo, para disa muajve, Donika Kadaj kishte kërkuar reciprocitet.

Në një intervistë dhënë për Koha.net, Kadaj kishte kërkuar recirpocitet të plotë me Serbinë. Kadaj Bujupi në atë kohë kishte vlerësuar se tarifa prej 100% është e panevojshme.

“Personalisht, konsideroj se taksa madje është e pamjaftueshme në raport me veprimet e Serbisë dhe Kosova duhet të ushtrojë reciprocitet të plotë deri në embargo, me secilin vend madje, që është kaq destruktiv dhe vazhdon me politika dëmtuese ndaj vendit tonë”, kishte thënë Kadaj Bujupi në mars të këtij viti.

Debatin mund ta ndiqni këtu.