array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Haki Rugova, LDK, Istog. Foto: Kallxo.com

Istogu nuk i publikon vendimet e Rugovës

Deklarata

Haki Rugova: Po, menjëherë. Duhet mu qit menjëherë çdo vendim që merret pas zgjedhjeve.

 

 

 

Haki Rugova

Vlerësimi

Rrenë

Haki Rugova, gjatë fushatës zgjedhore në emisionin Debat Pernime për Istogut, të moderuar nga Jeta Xharra kishte dhënë premtime të shumta, pasi kishte më shumë kohë në mungesë të kundër kandidatit të tij, Gani Dreshaj. Vendimet e kryetarit Rugova nuk janë publikuar në ueb-faqen e Komunës së Istogut.

 

Artikulli

Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova, nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore për publikimin e vendimeve të tij dhe të drejtorëve komunale.

Haki Rugova, gjatë fushatës zgjedhore në emisionin Debat Pernime për Istogut, të moderuar nga Jeta Xharra kishte dhënë premtime të shumta, pasi kishte më shumë kohë në mungesë të kundër kandidatit të tij, Gani Dreshaj.

“Po, menjëherë. Gjitha duhet mu qit menjëherë, çdo vendim që merret pas zgjedhjeve”, kishte premtuar Rugova, kur ishte pyetur për publikimin e vendimeve të kryetarit dhe drejtorive në ueb-faqen zyrtare të komunës. (Shih KËTU nga min 10:54)

Përkundër paralajmërimit nga autorja e emisionit, Jeta Xharra se të gjitha këto premtime do vlerësohen me krypometër, Rugova ishte përgjigjur se është i vetëdijshëm për premtimet e tij.

Vendimet e kryetarit nuk janë publikuar në ueb-faqen e Komunës së Istogut.

KALLXO.com ka kontaktuar me zyrtaren për informim në komunën e Istogut, Jeta Balaj, për të kërkuar sqarime se pse nuk janë publikuar në ueb-faqe të komunës, ndërsa ajo është arsyetuar se komuna i ka kryetar obligimet e saja, mirëpo janë arsyetuar se ministrisë se Pushtetit Lokal.

“Ne i kemi vendosur, mirëpo problemi qëndron tek kompania e cila menaxhon ueb-faqet dhe ministrisë”, tha ajo.

Por, ne ueb-faqen e Komunës është publikuar profili i kryetarit, si dhe shumë lajme nga aktivitetet e tij si kryetar i komunës.