array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Investitori përgënjeshtron Ministrinë për dëgjimet publike për hidrocentrale

Deklarata

Gani Berisha, Drejtor i Departamentit të Ujërave–  “Ka pasur debate publike, ekzistojnë nënshkrimet”.

Mustafë Hyseni, Inspektor i Mjedisit– “Debati sigurisht që është mbajt sepse asnjë leje nuk lëshohet nga Ministria pa mbajtjen e së paku një dëgjimi publik, ndërsa kush ka qenë nga qytetarët këta nuk mundem me ditë”

Malsore Elshani nga Njësia e Ndikimit Mjedisor në MMPH- “Sa veta nuk mundemi me ditë, nëse janë të interesuar qytetarët le të vijnë dhe ne i gjejmë, le të shkruajnë e-mail sepse asnjë procedurë në VNM nuk kalon pa dëgjim publik”

 

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Vlerësimi

Me kos

Obligimi ligjor për të mbajtur dëgjime publike me banorët e zonave ku ndërtohen hidrocentralet e vogla po përmbushen vetëm në letër. Sot është konfirmuar se në dëgjimet publike të organizuara për ndërtim të hidrocentraleve nuk ka marrë pjesë asnjë qytetar. Në Ministrinë e Mjedisit i konfirmojnë vetëm organizimin e dëgjimeve publike, por nuk janë të sigurt nëse kishte qytetarë, e të cilët janë arsyeja kryesore pse organizohet një takim i tillë. Në mungesë të informimit, shumë qytetarë kanë shprehur revoltën dhe kanë protestuar për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve vetëm pasi ka filluar puna në ndërtim të tyre.

Artikulli

Një kompani që po ndërton hidrocentrale përgjatë lumit Lepenc e ka përgënjeshtruar Ministrinë e Mjedisit në lidhje me debatet publike që kjo ministri thotë se i ka mbajtur me banorë për ndërtimin e hidrocentraleve.

 

Tre zyrtarë të Ministrisë kanë thënë se dëgjimet publike janë mbajtur dhe se ekzistojnë nënshkrimet e banorëve.

Megjithatë, vetë investitori i hidrocentraleve, MATKOS Group, ka deklaruar se në këto dëgjime publike nuk ka marrë pjesë askush përveç ministrisë dhe investitorëve.

Gani Berisha, Drejtori i Departamentit të Ujërave në MMPH, ka thënë se dëgjimet publike janë mbajtur dhe se ekzistojnë nënshkrimet.

“Ka pasur auditim të gjitha procedurave duke i përfshi edhe debatet publike, është një departament tjetër, janë nënshkrimet”, ka thënë Berisha, i ftuar në emisionin Jeta në Kosovë.

Më tej edhe Mustafë Hyseni, Inspektori i Mjedisit nga MMPH tha se Ministria nuk lëshon asnjë leje asnjëherë pa mbajtjen e së paku një dëgjimi publik

“Debati sigurisht që është mbajt sepse asnjë leje nuk lëshohet nga Ministria pa mbajtjen e së paku një dëgjimi publik, ndërsa kush ka qenë nga qytetarët këta nuk mundem me ditë”, ka pohuar Hyseni.

Malsore Elshani nga Njësia e Ndikimit Mjedisor në MMPH, ka thënë se është e sigurt që janë mbajtur debatet publike.

“Sa veta nuk mundemi me ditë, nëse janë të interesuar qytetarët le të vijnë dhe ne i gjejmë, le të shkruajnë e-mail sepse asnjë procedurë në VNM nuk kalon pa dëgjim publik”, ka thënë Elshani.

E në të njëjtin debat,  pronari i kompanisë investuese, Labinot Vitija, ka thënë se përveç zyrtarëve të Ministrisë në debate publike nuk ka qenë asnjë banor.

“Debatet janë organizuar për katër projekte dhe nuk ka qenë asnjë qytetar. Në debat kanë qenë nga Ministria, ekipi që e ka bërë vlerësimin në mjedis dhe asnjë banor s’ka qenë. Në asnjë fshat nuk kam pasur problem përveç në fshatin Biti e Poshtme. Ne si popull nuk na duken interesante shumë dëgjimet publike, edhe në Gërmi kur janë organizuar unë nuk kam qenë, për pronën time…”, ka thënë Vitija.

Sonte në emisionin Jeta në Kosovë diskutohet për hidrocentralet që po ndërtohen në lumin Lepenc në Malet e Sharrit.

Emisioni  mblodhi zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, investitorin  MATKOS Group, përfaqësues të shoqërisë civile, banorë dhe Policinë e Kosovës.

Jeta në Kosovë transmetohet çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com ndërsa repriza të premten në mesditë.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).