array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Interpretimi i pasaktë i vendimit për vazhdim të paraburgimit ndaj Kadri Veselit

Deklarata

Specialja veç sa s’e shpall fajtor Veselin: Është në dijeni për mundësinë e një dënimi të madh

Mediat

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “Specialja veç sa s’e shpall fajtor Veselin: Është në dijeni për mundësinë e një dënimi të madh”, është i rremë dhe nuk përkon me përmbajtjen e përshkruar në artikull dhe gjendjen në terren. Gjykata nuk ka vendosur për fajësinë apo pafajësinë e as nuk është afër të vendosë, pasi deri më tash nuk është mbajtur asnjë seancë dhe nuk është dëgjuar asnjë dëshmitar. Gjykata ka vendosur vetëm për masën e paraburgimit dhe vendimmarrja për pafajësinë apo pafajësinë nuk ka qenë pjesë e këtij vendimi. Shprehja “Veç sa se shpall fajtor” nuk është shprehje juridike, ndërsa gjatë raportimit të tyre gazetarët nuk guxojnë të prezumojnë fajësinë e dikujt pa u shpallur vendimi i gjykatës.

Artikulli

Pas njoftimit për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Kadri Veselit, portalet gazetanewborn.co dhe “Kosova-sot.info” kanë publikuar artikull me titullin Specialja veç sa s’e shpall fajtor Veselin: Është në dijeni për mundësinë e një dënimi të madh”.

Lajmi është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook, si: “Gazeta NewBorn” dhe “Korrespodenti”, Specialja, Gazeta Plisi, Pa rrotulla, Kosova 24, Rreth Botes, Kosova7, FM Images Albania, Merrinfo, Ana e ndritur, Gjithqka speciale, Fol Shqip, BBC Balkan, Rreth Botës, Kosova Info, 02 Info, Gazeta Arbëria, Gazeta Progres, Gazeta Prishtina.

Gazeta Express në faqen në Facebook e ka të publikuar artikullin me titullin “Specialja veç sa s’e shpall fajtor Veselin: Është në dijeni për mundësinë e një dënimi të madh”, që është i rremë, ndërsa në ueb-faqe e ka titull tjetër që është në përputhje me komunikatën për vazhdim të paraburgimit.

Lajmi është publikuar në portale dhe është shpërndarë në Facebook më 26 korrik 2022, në ditën që gjyqtari i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara, Nicolas Guillou ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli.

Guillou në vendimin e tij vlerësoi se akoma qëndrojnë arsyet e mbajtjes në paraburgim të Kadri Veselit për shkak se ka dyshim se i njëjti ka kryer krime, dhe se fakti që ndaj tij mund të shqiptohet një dënim i lartë, mund të ndikojë që i njëjti të arratiset nga organet e drejtësisë.

Mirëpo, këto dy baza mbi të cilat është vazhduar masa e paraburgimit nuk mund të konsiderohen “Veç sa se shpalli fajtor”. 

Sipas Ligjit penal, gjykata në këtë fazë nuk vendosë mbi fajësinë e personit, mirëpo vendosë vetëm mbi nevojën që ai të mbahet në paraburgim për qëllime të mbarëvajtjes së procedurës.

Praktika juridike tregon që në këtë fazë, gjykatësi vendosë vetëm mbi rrezikun që personi mund t’i ikën drejtësisë, të ndikojë në dëshmitarë, apo të pengojë procedurën, ndërsa procesi i vendosjes mbi fajësinë apo pafajësinë e personit zhvillohet në fund të procedurës penale e cila në rastin Veseli ende nuk ka nisur. 

Vendimet për paraburgim në asnjë moment nuk vlerësojnë fajësinë apo pafajësinë e dikujt dhe personi i mbajtur në paraburgim konsiderohet i pafajshëm deri në plotëfuqishmërinë e vendimit.

Ekzistimi i dyshimit të bazuar është kriter i domosdoshëm që një person të mbahet në masën e paraburgimit përderisa mundësia e dënimit të lartë merret si arsye mbi të cilat gjykatat vlerësojnë se ka rrezik ikje nga ana e të akuzuarve.

Kadri Veseli së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së po vazhdon të mbahet në paraburgim për shkak të akuzave për krime lufte dhe krime, vrasje, ndalimin të paligjshëm, torturë dhe trajtim mizor, të cilat janë ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Guillou në vendimin e tij vlerësoi se akoma qëndrojnë arsyet e mbajtjes në paraburgim të Kadri Veselit, për shkak se ka dyshim se i njëjti ka kryer krime, dhe se fakti që ndaj tij mund të shqiptohet një dënim i lartë, mund të ndikojë që i njëjti të arratiset nga organet e drejtësisë.