array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Interpretimet e ndryshme të dakordimit për targa

Deklarata

Petar Petkoviq – “Ato do të vazhdojnë të jenë në përdorim si deri më tani. Kjo do të thotë, ndër të tjera, se absolutisht të gjithë pronarët e automjeteve që kanë targa KM do të mund të regjistrojnë automjetet e tyre normalisht dhe të zgjasin vlefshmërinë e targave KM”

Besnik Bislimi – “Me marrëveshjen e Brukselit nuk lejohet regjistrimi i targave të reja e as ri-regjistrimi i targave ekzistuese”

Peter Stano – “Kjo përfshinte që Kosova të përmbahej nga çdo veprim i mëtejshëm detyrues kundër pronarëve të automjeteve KM dhe të ruajë në mënyrë efektive status quo-në derisa çështja të zgjidhet në dialog në mënyrë të qëndrueshme dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM”

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Kosova dhe Serbia e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme dakordimin për targat, për të cilën u pajtuan me 23 nëntor 2022 në një takim në Bruksel, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq. Serbia ka potencuar se pronarët e automjeteve që kanë targa ‘KM’ do të mund t’i regjistrojnë normalisht ato dhe të zgjasin vlefshmërinë e targave. Ndërsa përfaqësuesit e Kosovës thonë se sipas dakordimit, nuk lejohet regjistrimi i targave të reja e as ri-regjistrimi i targave ekzistuese me akronimet e qyteteve të Kosovës.

Artikulli

Kosova dhe Serbia e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme dakordimin për targat, për të cilën u pajtuan me 23 nëntor 2022 në një takim në Bruksel, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

Serbia ka potencuar se pronarët e automjeteve që kanë targa ‘KM’ do të mund t’i regjistrojnë normalisht ato dhe të zgjasin vlefshmërinë e targave. Ndërsa përfaqësuesit e Kosovës thonë se sipas dakordimit, nuk lejohet regjistrimi i targave të reja e as ri-regjistrimi i targave ekzistuese me akronimet e qyteteve të Kosovës.

Pas takimit të 23 nëntorit 2022, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kishte deklaruar se palët janë marrë vesh që Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me akronimet e qyteteve të Kosovës, derisa Kosova do ndërpresë veprimet në lidhje me ri-regjistrim të automjeteve.

“Kjo do të thotë se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe se Kosova do të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. BE-ja do të sigurojë që çështjet dhe parimet kryesore që lidhen me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit. Palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut duhet të zbatohen” – thuhej në deklaratën e Borrellit.

“Targat ‘KM’ mbesin – Mund të zgjatet vlefshmëria e regjistrimit”

Në një deklarim pas takimit, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, pati thënë se me marrëveshjen e arritur mbeten në qarkullim tabelat KM (Mitrovicë e Kosovës), të cilat, sipas tij, do të mund t’i përdorin serbët në veri të Kosovës dhe nuk do të gjobiten për diçka të tillë. Por ai ka thënë se nuk do të lëshohen targa të reja.

“Ato do të vazhdojnë të jenë në përdorim si deri më tani. Kjo do të thotë, ndër të tjera, se absolutisht të gjithë pronarët e automjeteve që kanë targa KM do të mund të regjistrojnë automjetet e tyre normalisht dhe të zgjasin vlefshmërinë e targave KM. I vetmi vend ku do të ndalemi, do të ndalemi me lëshimin e targave fizike tërësisht të reja KM deri në momentin kur të gjejmë një zgjidhje përfundimtare për targat. Por, sidoqoftë, në tre vjetët e fundit targa të reja KM nuk janë lëshuar” – pati thënë Petkoviq.

Një ditë pas dakordimit në Bruksel, edhe Lista Serbe kishte deklaruar se targat “KM” mbesin dhe askush nuk do t’i heq ato apo të shqiptojë gjoba për të njëjtat targa.

“Duam të informojmë qytetarët se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të funksionojnë normalisht dhe kur të skadojë regjistrimi i tyre ekzistues do të mund të zgjasin vlefshmërinë e regjistrimit të KM si më parë” – thuhej në deklaratën e Listës Serbe të publikuar në faqen e tyre zyrtare.

“Nuk lejohet regjistrimi i targave të reja e as ri-regjistrimi i targave ekzistuese”

Rreth dy muaj pas ujdisë për targat, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia po e shkel dakordimin për targa, të bërë në muajin nëntor të vitit 2022.

Më 18 janar 2023, Sveçla ka thënë se Policia Kufitare ka evidentuar disa raste të veturave me targa ilegale “KM”, të cilat janë riregjistruar në muajin dhjetor të vitit 2022. Por, ka theksuar se veturat e riregjistruara nuk do të lejohen të territorin e Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria e Kufirit, ka evidentuar në disa pika kufitare vetura me targa ilegale “KM”, të ri-regjistruara në muajin dhjetor 2022. Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim. Në respektim të legjislacionit tonë dhe dakordimit të arritur në Bruksel, Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e këtyre veturave në territorin e Republikës së Kosovës” – ka shkruar Sveçla në Facebook.

Zyra e zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian në një përgjigje për KALLXO.com, më 23 janar 2023, ka thënë se Serbia ёshtё përpjekur t’i shmanget respektimit tё marrëveshjes përmes gjoja vendimit për zgjatje automatike tё afatit tё vlefshmërisë.

“Serbia ёshtё përpjekur t’i shmanget respektimit tё marrëveshjes si gjithnjë, e kësaj here përmes gjoja vendimit pёr zgjatje automatike tё afatit tё vlefshmёrisё. Secila zgjatje e afatit tё vlefshmërisë sё targave ilegale, nё cilëndo formё tё kamuflohet, përben shkelje tё dakordimit tё datës 23 nëntor”- ka thënë Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Pak ditë më vonë, më 8 shkurt 2023, KALLXO.com ka pyetur edhe vet zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, se cili ka qenë saktësisht dakordimi i arritur në Bruksel. Ai ka insistuar se nuk lejohet regjistrimi i targave të reja e as ri-regjistrimi i targave ekzistuese.

“Me marrëveshjen e Brukselit nuk lejohet regjistrimi i targave të reja e as ri-regjistrimi i targave ekzistuese. Sipas legjislacionit tonë në fuqi në fakt një veturë e cila qarkullon brenda territorit të Republikës së Kosovës pa regjistrim ajo konfiskohen targat dhe vendoset një gjobë prej 150 eurove për shoferin dhe vetura largohet nga qarkullimi deri në momentin kur evitohet shkelja që ka qenë” – ka thënë Bislimi i pyetur nga KALLXO.com.

Interpretimi i BE-së 

Si ndërmjetësuese e dakordimit për targat mes Kosovës dhe Serbisë, KALLXO.com ka pyetur edhe Bashkimin Evropian se cili ka qenë dakordimi i arritur në Bruksel, duke i përmendur edhe interpretimet e ndryshme të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nuk ka dhënë detaje se cili është interpretimi i saktë, nëse lejohet apo jo riregjistrimi. Po ai ka thënë se BE nxit palët që të respektojnë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjet përkatëse të arritura më 23 nëntor 2022, me të cilat Kosova dhe Serbia ranë dakord për masa specifike në lidhje me targat për të de-përshkallëzuar situatën dhe për t’u fokusuar plotësisht në propozimin e BE-së për normalizimin të marrëdhënieve të tyre.

“Kjo përfshinte që Kosova të përmbahej nga çdo veprim i mëtejshëm detyrues kundër pronarëve të automjeteve KM dhe të ruajë në mënyrë efektive status quo-në derisa çështja të zgjidhet në dialog në mënyrë të qëndrueshme dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM”- ka thënë Stano në një përgjigje për KALLXO.com në janar 2023.

Tutje, ai tha se të gjitha çështjet, lidhur me interpretimin e asaj për të cilën u arrit pajtimi më 23 nëntor, duhet të shqyrtohen në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe jo me “veprim të pakoordinuar në terren, i cili mund të destabilizojë më tej situatën tashmë të brishtë atje”.

Targat ilegale kanë qenë ndër temat më të diskutuara në gjysmën e dytë të vitit 2022 në Kosovë. Vendimet e Qeverisë Kurti për t’i dhënë fund targave ilegale serbe në Kosovë, zmbrapsja e afatet shtesë për hir të kërkesave të SHBA-së, tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës e thirrjet e ndërkombëtarëve për përmbajtje, në fund rezultuan me një dakordim mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Më 29 qershor 2022, Qeveria e Kosovës mori vendim që nga 1 gushti 2022 pronarët e automjeteve me targa ilegale t’i konvertojnë ato në RKS. Pas kërkesë së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, zbatimi i vendimit u shty për një muaj, deri në fund të tetorit. Kur po vinte fundi i tetorit, SHBA-të kërkuan që vendimi të shtyhej për 10 muaj. 

Kurti e ndryshoi vendimin, duke e bërë regjistrimin e automjeteve me targa ilegale në tri faza. Implementimi i vendimit filloi më 1 nëntor 2022. Kur u afrua 21 nëntori, fillimi i fazës së dytë, asaj të gjobitjes së pronarëve të automjeteve me targa ilegale, u vendos që gjobat të shqiptoheshin nga 22 nëntori, në përpjekje për të gjetur zgjidhje në Bruksel, në takimin e nivelit të lartë, mes Kurtit e Vuçiqit, më 21 nëntor. Takimi përfundoi pa marrëveshje. 

Në prag të 22 nëntorit, datës së përcaktuar për fillimin e shqiptimit të gjobave, ambasadori i SHBA-së kërkoi nga Qeveria e Kosovës që shqiptimi i gjobave të shtyhej për 48 orë. Kërkesa e SHBA-së u pranua. Brenda këtyre 48 orëve u arrit marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.