array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}
array(1) {
  [0]=>
  array(9) {
    ["id"]=>
    int(2485495)
    ["url"]=>
    string(30) "https://kallxo.com/krypometer/"
    ["title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["object_type"]=>
    string(6) "custom"
    ["object_id"]=>
    string(7) "2485495"
    ["classes"]=>
    array(4) {
      [0]=>
      string(0) ""
      [1]=>
      string(9) "menu-item"
      [2]=>
      string(21) "menu-item-type-custom"
      [3]=>
      string(23) "menu-item-object-custom"
    }
    ["children"]=>
    array(7) {
      [0]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492490)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=1"
        ["title"]=>
        string(11) "E vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492490"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [1]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492491)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=2"
        ["title"]=>
        string(23) "Pjesërisht e vërtetë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492491"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [2]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492492)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=3"
        ["title"]=>
        string(6) "Me kos"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492492"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [3]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492493)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=4"
        ["title"]=>
        string(6) "Rrenë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492493"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [4]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492495)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=5"
        ["title"]=>
        string(16) "Rrenë e kryptë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492495"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [5]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492496)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=6"
        ["title"]=>
        string(20) "Qëndrim i ndërruar"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492496"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
      [6]=>
      array(9) {
        ["id"]=>
        int(2492497)
        ["url"]=>
        string(38) "https://kallxo.com/krypometer/?level=7"
        ["title"]=>
        string(18) "Hetimet vazhdojnë"
        ["object_type"]=>
        string(6) "custom"
        ["object_id"]=>
        string(7) "2492497"
        ["classes"]=>
        array(4) {
          [0]=>
          string(0) ""
          [1]=>
          string(9) "menu-item"
          [2]=>
          string(21) "menu-item-type-custom"
          [3]=>
          string(23) "menu-item-object-custom"
        }
        ["children"]=>
        string(0) ""
        ["description"]=>
        string(0) ""
        ["parent"]=>
        string(7) "2485495"
      }
    }
    ["description"]=>
    string(0) ""
    ["parent"]=>
    string(1) "0"
  }
}

Informacioni i rremë se ‘Kurti do t’i ndërtojë mbi 600 shtëpi për shqiptarët e veriut’ 

Deklarata

Mbi 600 shtepi do ti ndërtoj Albin Kurti për shqiptaret e veriut!

Faqet në Threads

Vlerësimi

Me kos

Konstatimi i bërë në një postim në Facebook se: “mbi 600 shtepi do ti ndërtoj Albin Kurti për shqiptaret e veriut!”- nuk është i saktë. Qeveria e Kosovës planifikon t’i ndërtojë 200 shtëpi në veri të Kosovës, prej të cilave 100 do të financohen nga organizata “Jetimat e Ballkanit”. Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se këto 200 shtëpi do të ndërtohen për gjitha komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës, dhe nuk janë të dedikuara vetëm për shqiptarët. Qeveria e Kosovës, aktualisht nuk i ka ndarë financat dhe nuk ka ndonjë plan konkret që në atë zonë të ndërtohen 600 shtëpi.

Artikulli

Më 13.09.2024 një profil në Threads ka publikuar (arkiva) një postim në të cilin shkruhet: “Albini nderton 600 shtepi por shqiptaret ne veri te mitrovices”.

Në atë postim është vendosur një video e publikuar (arkiva & arkiva) në Facebook të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. 

Mbi këtë video është vendosur mbishkrimi që pretendon se Kurti do të ndërtojë 600 shtëpi në veri.

“E ruajt ZOTI këtë kryeminister. Po ua gëzon zemrën shqiptarve të veriut, mbi 600 shtepi do ti ndërtoj Albin Kurti për shqiptaret e veriut!”.

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka analizuar komunikatat e lëshuara nga Qeveria e Kosovës pas vizitës së Kurtit në veri të Kosovës për të inspektuar procesin e ndërtimit të shtëpive për banorët e asaj ane që po financohet nga Qeveria e Kosovës.

komunikatën e publikuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal thuhet se ‘do të bëhet ndërtimi i 200 shtëpive në katër komunat: Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan’.

MAPL më 12.08.2024 kishte nënshkruar marrëveshje më shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qendrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjeve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre”- thuhet në komunikatë.

Në kumtesë theksohet se mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga MAPL-ja dhe mbi 100 nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Krypometër ka kontaktuar edhe me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili e ka konfirmuar se planifikohet ndërtimi i 200 shtëpive.

Sipas tij në vitin 2023 MAPL dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë ndërtuar 38 shtëpi.

“MAPL dhe MMPHI në 2023 i ka ndërtu 38 shtëpi. MAPL ka fillu me ndërtim të 104 shtëpive në 2024 (200 bashkë me nje OJQ partnere)”- ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se thirrja publike nuk është vetëm për shqiptarët, mirëpo për gjithë komunitetet jo- shumicë që jetojnë në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Thirrja për ndërtimin e shtëpive në Komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq është hapur më 23.11.2023 dhe ka qëndruar e hapur deri më 02.12.2023.

Ministri Krasniqi përmes një postimi në Facebook, kishte bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë ishte marrë vendim për ndarjen e subvencioneve në vlerë prej 1 milion eurove për ndërtimin e shtëpive.

Në shtator të këtij viti, KALLXO.com ka raportuar se disa banorë të Komunës së Leposaviqit pretendojnë se me gjithë kërkesat e vazhdueshme për renovimin e shtëpive, asnjë nga to nuk është plotësuar.

Këta banorë pretendojnë se anëtarët e komisionit përgjegjës nuk kanë qenë asnjëherë në terren për të verifikuar se kush e ka të domosdoshme ndërtimin e shtëpisë.

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në një përgjigje për KALLXO.com kanë thënë se nga 353 persona që kanë aplikuar për ndërtimin e shtëpive në komunat veriore, vetëm 200 nga ta i kanë plotësuar kriteret.

“Në këtë proces, kanë aplikuar 353 persona nga të cilët mbi 200 persona i kanë plotësuar kriteret, dhe të cilët janë vizituar nga komisioni. Para se të publikohet lista preliminare e përfituesve nga MAPL, është publikuar Marrëveshja në mes MAPL-së dhe Shoqatës Jetimat e Ballkanit, me përfaqësues z. Halil Kastrati, dhe në atë marrëveshje thuhet se nga MAPL dhe Shoqata Jetimat e Ballkanit do të ndërtohen mbi 200 shtëpi, ku përfitues do të jenë potencialisht të gjithë ata të cilët kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kriteret e thirrjes”- ka shpjeguar MAPL.

Raportimin e plotë mund ta gjeni në këtë LINK.