array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Informacioni i rremë për vrasjen e 10 terroristëve

Deklarata

njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë vrarë 10 terroristë në Banjskë të Zveçanit

Media

Vlerësimi

Rrenë

Pretendimi i faqes në facebook ““PEJA News” se njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë vrarë 10 terroristë në Banjskë të Zveçanit është i pasaktë. Informacionet zyrtare të institucioneve të sigurisë në vend konfirmuan vrasjen e tre pjesëtarëve të grupit terrorist. Gjithashtu, fotografia e përdorur nga “PEJA Neës” nuk është e specialëve të Policisë së Kosovës por është një fotografi e policisë speciale të Ukrainës.

Artikulli

Më 24 shtator 2023 faqja e Facebook-ut “PEJA News” publikoi një fotografi ku shihen disa policë special me mbishkrimin “Ka sinjale se NJSI deri tani ka vrarë 10 nga sulmuesit kriminel serb, por deri tani vetëm 2 janë konfirmuar ku dhe janë gjetur trupat e tyre të pajetë! Askush mbi ligjin, askush mbi Republiken”.

Krypometri më 27/09/2023 verifikoi fotografinë e publikuar dhe informacionet e shpërndara nga faqja “PEJA Neës”.

Përmes kërkimit në “lens.google.com”, fotografia e publikuar del të jetë e forcave speciale të Ukrainës, e cila është publikuar edhe në faqen zyrtare të tyre në Facebook më 31 mars 2023, e jo e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Fotografia e specialëve ukrainas gjithashtu u publikua në disa media ndërkombëtare, si ilustrim për artikujt rreth luftës në Ukrainë.

Gjithashtu, informacioni i publikuar për vrasjen e 10 sulmuesëve serb, është i pasaktë.

Policia e Kosovës, përmes komunikatave zyrtare për media, ka konfirmuar se në Banjskë të Zveçanit, tre sulmues nga grupi terrorist janë vrarë.

“Deri më tani, sipas informacioneve nga terreni, tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupin terrorist”– thuhet në njoftimin e Policisë të datës 24/09/2023.

Të dhënat e njëjta i konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Ne i kemi gjashtë të arrestuar, dy nga ta të plagosur me uniformë, të armatosur dhe katër të tjerë që ishin në mbështetje të këtij operacioni me radiolidhje si dhe së paku tre sulmues të vrarë për të cilët janë duke u bërë procedurat e verifikimit”- tha ministri Sveçla më 24/09/2023.

Më 24 shtator 2023 rreth orës 03:00 të mëngjesit, një polic me gradën rreshter u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me një grup terroristësh në Banjskë të Zveçanit.