array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Informacioni i pasaktë që aktori ka shkuar nuse

Deklarata

Ky është mashkulli i parë në Kosovë që ka shkuar nuse

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë

Osman Azemi nuk është burri i parë që ka shkuar nuse, siç pretendon titulli i artikullit i publikuar në faqen e internetit Gazetalajmi.org dhe shpërndarë në disa faqe në Facebook. Titulli i këtij artikulli është i rremë. Fotoja e përdorur për të ilustruar lajmin, është pjesë nga seriali humoristik “Akshami me Gjylen”,  në të cilin Azemi ka rolin kryesor. Aktori Osman Azemi është i njohur për rolet e tij në serialet humoristike, si:  Teta Gjyle dhe Sabilja, në të cilat ai paraqitet i veshur si grua.

Artikulli

Faqja online gazetalajmi.org ka publikuar përmbajtjen me titull “Ky është mashkulli i parë në Kosovë që ka shkuar nuse”.

E njëjta përmbajtje është shprëndarë në disa faqe në facebook si Pëma e Jetes, Revista Kosovarja, Star.Al, 02 Press, Arti i Gatimit, Express.mk, Korrospodenti dhe Lajme.Live.

Aktori i njohur kosovar, Osman Azemi është protagonist i këtij lajmi.

Informacioni i shkruar në titull është i rremë, pasi Azemi nuk është martuar si nuse.

Aktori Osman Azemi është i njohur për rolet e tij në serialet humoristike, si: Teta Gjyle dhe Sabilja, në të cilat ai paraqitet i veshur si grua.

Fotoja e përdorur për të ilustruar lajmin, është pjesë nga seriali humoristik “Akshami me Gjylen”,  në të cilin Azemi ka rolin kryesor. 

Osman Azemi për vite me radhë ka aktruar në role të tilla.