array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Informacioni i pasaktë për incidentin në “Sunny Hill”

Deklarata

“EKSKLUZIVE: Rrahje masive në “Sunny Hill” arrestohen 10 persona”

 

Media

Vlerësimi

Me kos

Artikulli i publikuar më 8 gusht 2022 në përmbajtjen e tij ka të dhëna të pasakta. Verifikimi ka konstatuar se në incident nuk janë arrestuar 10 persona siç raportohet në këtë lajm. Poashtu të dhënat tregojnë që raportuesit nuk kanë tentuar të marrin përgjigje të saktë nga institucioni kompetent. 

 

Artikulli

Në faqen e internetit “Mitropol” më 8 gusht 2022 është publikuar një lajm me titullin “EKSKLUZIVE: Rrahje masive në “Sunny Hill” arrestohen 10 persona”. 

E njëjta përmbajtje e tekstit të “Mitropol” u publikua edhe në disa faqe të tjera si “GazetaDemos” , “StopOnline”, “Veriu.info”, të cilat kanë më shumë se 352 mijë ndjekës në rrjetin social Facebook. 

I gjithë lajmi bazohet në informacione apo burime brenda Policisë së Kosovës se në natën e fundit të festivalit “Sunny Hill” pati një rrahje masive ndërsa policia ishte vënë në aksion dhe kishte arrestuar 10 persona në lidhje me këtë ngjarje. 

Krypometri ka kontrolluar raportet policore të dy ditëve të fundit dhe ka konstatuar se nuk ka pasur arrestim të 10 personave për një ngjarje.

Të dhënat e siguruara tregojnë për një incident më të vogël ku janë arrestuar 5 persona.

Informacioni është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. 

“Pesë persona janë perfshirë në rrahje pas perfundimit të Festivalit. Të njëjtit janë shoqëruar në Stacion Policor dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, u janë shqiptuar fletëparaqitje për Gjykatë”- ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës.

Gjatë raportimeve të tyre gazetarët duhet të kujdesen që të raportojnë të dhëna të sakta dhe të njëjtat t’i verifikojnë para publikimit.