array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ilustrimi i rremë për Kurtin e Vuçiqin në lajmin për armë bërthamore

Deklarata

Ilustrimi i artikullit me titullin “Vjen reagimi i ashpër nga SHBA për Rusinë, ja çfarë e pret nëse përdorin ar.më bër.thamore”.

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Faqja “Gazeta Ditore” e ka ilustruar një lajm që ka të bëjë me Rusinë me një fotografi të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq. Ndërkohë, titulli dhe artikulli nuk kanë të bëjnë fare me Kurtin e Vuciqin. Teksti i referohet një deklarate të ish-drejtorit të CIA-s dhe gjenerali amerikan, David Petraeus i cili ka folur për median ABC News për reagimin e SHBA-së ndaj një përshkallëzimi bërthamor nga Rusia.

 

Artikulli

Në portalin newskosovo.news, më 3 tetor 2022 është publikuar një përmbajtje me titullin “Vjen reagimi i ashpër nga SHBA për Rusinë, ja çfarë e pret nëse përdorin ar.më bër.thamore”.

Artikulli me të njëjtën përmbajtje është shpërndarë më datën 3 tetor 2022 edhe në faqen “Gazeta Ditore”, në Facebook.

Në ballinën e kësaj përmbajtjeje është fotografia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa përmbajtja e tekstit nuk ka të bëjë as me Kurtin as me Vuçiqin.

Teksti i referohet një deklarate të ish-drejtorit të CIA-s dhe gjenerali amerikan, David Petraeus i cili ka folur për median ABC News për reagimin e SHBA-së ndaj një përshkallëzimi të mundur bërthamor nga Rusia.

“SHBA dhe aleatët e saj do t’i shkatërrojnë trupat dhe pajisjet e Rusisë në Ukrainë dhe do ta fundosin flotën e saj të Detit të Zi nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë bërthamore”- tha të dielën ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali i ushtrisë në pension, David Petraeus.

Petreaus tha se nuk ka folur me këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan për reagimin e mundshëm të SHBA-së, por ai i tha ABC News që beson se një sulm bërthamor nga Rusia në Ukrainë do të shkaktonte një përgjigje të NATO-s të udhëhequr nga SHBA.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.