array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrimi dhe konteksti i rremë për një deklarim të Vulinit

Deklarata

Do të ndërhy xhandarmëria serbe! Po, hajt, le të provoj, le të hyjë, çka pret

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Do të ndërhy xhandarmëria serbe! Po, hajt, le të provoj, le të hyjë, çka pret” përmban disa konstatime të rreme. Aleksandër Vulin më nuk është ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, siç është cituar në artikull. Në titull është vendosur një citat që thotë “Po, hajt, le të provoj, le të hyjë, çka pret”, por nuk është treguar se kush e ka thënë një gjë të tillë si kudërpërgjigje ndaj deklarimit të Vulinit. Artikulli është ilustruar me fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por i njëjti nuk është cituar në artikull.

Artikulli

Më 27 janar 2023 faqja online bbcnewsm.com ka publikuar përmbajtjen me titull “Do të ndërhy xhandarmëria serbe! Po, hajt, le të provoj, le të hyjë, çka pret?”.

E njëjta është shpërndarë në disa faqe facebook-u si: Bota Shqiptare, Albini për Kosovën, Kumanova press, Gazeta ALB, Lajme Fresh24, Qesh me Lot, Informacioni, Football Kumanova1 dhe Gazeta Dardania.

Lajmi i publikuar përmban disa informacione të rreme. Aleksanda Vulin është cituar si ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, mirëpo ai nuk është më ministër pasi në dhjetor të vitit 2023 ishte emëruar në krye të Agjencisë së Sigurisë Informative nga presidenti serb Aleksander Vuçiq.

Përveç kësaj, në titull por edhe në artikull është përfshirë një opinion që e komenton atë që ka thënë Vulini mirëpo nuk tregohet identiteti i tij.

Gazetarët janë të obliguar që të tregojnë burimet e tyre të informacionit në atë mënyrë që ato të jenë të identifikueshme.