array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Jeta ne Komune - Kryetari i komunes se Kacanikut - Besim Ilazi - FOTO Fatrion Ibrahimi

Ilazi mban premtimin për pajisjen me laboratorë të shkollave në Kaçanik

Deklarata

Besim Ilazi (27.10.2020) “ Këtë vit kemi paraparë katër (kabinete) të fizikës, katër të biologjisë dhe tre të kimisë me këto i përmbyllim të gjitha ato shkolla që kanë hapësirë”

Besim Ilazi

Vlerësimi

E vërtetë

Kryetari i Kaçanikut e ka mbajtur premtimin e tij për pajisjen e 11 shkollave me kabinete.

Artikulli

Më 9 dhjetor të këtij viti, 11 shkolla janë pajisur me kabinete të Fizikës, Biologjisë dhe Kimisë në Komunën e Kaçanikut.

Kryetari i kësaj Komune, Besim Ilazi në debatin ‘Jeta në Komunë’ kishte premtuar se gjatë këtij viti shkollat e Kaçanikut do të pajisen me katër kabinete të Fizikës, katër kabinete të Biologjisë dhe katër kabinete të Fizikës.

“Kabinete të Fizikës vitin e kaluar i kemi pajisë gjashtë dhe gjashtë të biologjisë, këtë vit kemi paraparë katër (kabinete) të fizikës, katër të biologjisë dhe tre të kimisë me këto i përmbyllim të gjitha ato shkolla që kanë hapësirë. Të gjitha shkollat që kanë hapësirë do të pajisen me kabinete, laboratore.”, kishte thënë Ilazi në ‘Jeta në Komunë’.

Lajmin për furnizimin e shkollave me këto kabinete e ka konfirmuar edhe  Drejtori i Arsimit, Zahir Doda.

“Janë tri shkolla që janë pajisur me Kabinetin e Kimisë, sepse kanë pasur hapësirën, katër shkolla me kabinete të Biologjisë dhe katër shkolla me kabinet të Fizikës.”, tha Doda.

 

Në debatin ‘Jeta në Komunë”, kryetari Ilazi kishte thënë se  të gjitha shkollat e Komunës së Kaçanikut janë të pajisura me kabinete të Informatikës.