array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Huqja në aktakuzën për të dyshuarin

Deklarata

Personi i dyshuar kryesor që nga viti 2013 kishte aktakuzë të ngritur për tentim-vrasje.

Albulena Haxhiu & Media

Vlerësimi

Rrenë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk e ka thënë të vërtetën kur ka deklaruar se i dyshuari kryesor në rastin e vrasjes së M.O kishte aktakuzë aktive për tentim-vrasje që nga viti 2013. Për më tepër edhe media që e ka transmetuar këtë intervistë, si dhe portalet tjera që e kanë cituar nuk e kanë verifikuar atë që ka thënë ministrja për të parë nëse deklarata e saj është e vërtetë.

Artikulli

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ia ka huqur kur ka deklaruar se i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj kishte aktakuzë aktive për tentim vrasje që nga viti 2013.

Ajo këtë deklarat e ka bërë disa ditë pas vrasjes së 18-vjeçares.

“Personi i dyshuar kryesorë që nga viti 2013 kishte aktakuzë të ngritur për tentim vrasje. Së pari është për tu habitur sesi ka mundësi që një person i cili dyshohet apo të ketë aktakuzë të ngritur për tentim vrasje të lihet i lirë, dhe nëse është lënë i lirë atëherë si ka mundësi që 8 vite kanë kaluar edhe ende nuk është vendimi, aktgjykimi, dënues për këtë person”, ka thënë ajo për Klan Kosovën më 24 gusht.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares M.O nga Ferizaj, e cila të dielën u dërgua pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt. Arbër Sejdiu është arrestuar të dielën, ndërsa Dardan Krivaqa të martën.

Por, është Dardan Krivaqa që është i dyshuari kryesor, pasi i njëjti sipas prokurorisë e kishte keqtrajtuar për dy ditë deri në vdekje M.O

“Ekziston dyshimi i bazuar se më 22 gusht 2021, rreth orës 15:00, në rrugën “Ramdan Rexhepi”, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta e keqtrajtuar viktimën”, thuhet në kërkesën për paraburgim.

Sipas Prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari me inicialet Arbër Sejdiu por i njëjti nuk kishte marrë asnjë veprim.

Pas arrestimit u kuptua se, Arbër Sejdiu edhe në një rast tjetër ishte i akuzuar për tentim vrasje, por që ndonëse ngjarja kishte ndodhur në vitin 2013 dhe aktakuza për këtë rast ishte ngritur në vitin 2015, ky rast lërë më që nuk kishte arritur të merrte epilog përfundimtar, por që nuk kishte mundur as të nisej së gjykuari.

Lidhur me rastin e tentim vrasjes, Prokuroria e Ferizajt me 9 shkurt 2015 e kishte ngritur aktakuzën ndaj të akuzuarve Arbër Sejdiu dhe M.S., për shkak të veprave penale të kryera në bashkëkryerje vrasje në tentativë si dhe mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuarve të armëve. Ndërsa ndaj të akuzuarit tjetër G.P., për shkak të veprës penale vrasje në tentativë mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuarve të armëve.

Ndërsa, Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen, është dënuar për një incident të ndodhur në dhjetor të vitit 2020.

Ai kishte pranuar fajësinë se i kishte vënë thikën në fyt duke i shkaktuar lëndime të dëmtuarit Z. H., por ky aktgjykim ndaj tij nuk është i plotëfuqishëm.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.