array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Huqja për deklaratën e Kurtit dhe parashikimin e Bankës Qendrore

Deklarata

Albin Kurti del kundërt edhe Bankes Qendrore, fjalet e tij po hallakatin Kosoven

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dalur kundër Bankës Qendore e as kundër Bankës Botërore si thotë titulli i artikullit. Derisa Guvernatori, Fehmi Mehmeti dhe Banka Botërore kanë folur për rritjen ekonomike që Kosova pritet të ketë gjatë gjithë vitit 2022. Kryeministri Albin Kurti i është referuar vetëm rritjes ekonomike gjatë periudhës Janar- Mars 2022. BQK dhe Banka Botërore kanë folur për parashikim, pra për të ardhmen, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka folur për të kaluarën dhe për diçka që veç ka ndodhur dhe që është e konfirmuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Përveç kësaj në artikull janë krahasuar gabimisht dy tregues që nuk kanë asgjë të përbashkët: investimet private dhe investimet e huaja direkte.

Artikulli

Faqja në internet mergimtari.net ka publikuar një artikull me titullin ‘Albin Kurti del kundërt edhe Bankes Qendrore, fjalet e tij po hallakatin Kosoven’.

Lajmi është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet si ‘Post Lajmee’, ‘Lajme Articles’ , ‘Dardania Press’, ‘Veç me Albin Kurtin Kryeminister’, ‘Dardania Pres’, ‘Shqiptarët në Diasporë’.

Përderisa titulli në lajm është për Bankën Qendrore, në tekstin e lajmit shkruhet për Bankën Botërore, institucione këto plotësisht të ndryshme.

Përveç huqjes së institucioneve, në artikull janë paraqitur të dhëna dhe janë bërë krahasime të gabuara.

“Derisa Banka Botërore ka paraparë ngadalësim të rritjes reale të Bruto Prodhimit Vendor të Kosovës në 3.1% në vitin 2022, kryeministri Albin Kurti e thotë se kanë shënuar rritje ekonomike prej 4.9 për qind të Bruto Produktit Vendor” – thuhet në këtë artikull.

Në fakt, kryeministri Albin Kurti në një postim në Facebook, ku tregonte për punët e qeverisjes në 18 muajt e parë, tha se në tremujorin e parë të vitit 2022, Kosova ka pasur rritje ekonomike 4.9%.

Kurse zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, sqaroi postimin e kryeministrit, duke thënë se ai i është referuar Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për 3 mujorin e parë të 2022-ës.

Ndërsa, në parashikimin e Bankës Botërore, thuhet se rritja e Bruto Produktit Vendor (BPV), për gjatë gjithë vitit 2022 pritet të ngadalësohet në 3.1%.

“Pasi arriti rekord prej 10.5 për qind më 2021, rritja e BPV-së ra për 3.2 për qind në pjesën e parë të vitit 2022, e shtyrë nga kërkesa e brendshme dhe eksportet”, thuhet në këtë raport.

Ndërsa guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, duke raportuar para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, tha se Kosova për tërë vitin 2022 pritet të ketë rritje ekonomike rreth 3%. 

Pra, edhe Guvernatori ka folur për rritjen ekonomike që Kosova pritet të ketë gjatë gjithë vitit 2022, ndërsa kryeministri Albin Kurti i është referuar vetëm periudhës Janar- Mars 2022.

“Rritja e lartë e aktivitetit ekonomik në vitin 2021 pritet të ngadalësohet në vitin 2022 dhe parashikimet tona janë që rritja ekonomike për këtë vit të jetë diku rreth 3%”– tha guvernatori Mehmeti.

“Ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të jetë kryesisht pasojë e uljes së kërkesës së brendshme si dhe rritjes së deficitit të eksporteve neto, përderisa rreziqet me pandeminë janë zvogëluar, ritmi i rimëkëmbjes ekonomike pritet të ngadalësohet si pasojë e dy krizave. E para është pengesa ende evidente sa i përket zinxhirit të furnizimit nga pandemia dhe presionet shoqëruese inflacioniste të kombinuara me efektet e luftës në Ukrainë që përforcoi edhe më shumë rritjen e çmimeve, dobësimin e fuqisë blerëse dhe rënien e besueshmërisë”- ka thënë guvernatori i BQK-së gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Përveç kësaj, në artikull janë krahasuar gabimisht dy tregues që nuk kanë asgjë të përbashkët: investimet private dhe investimet e huaja direkte.

“Po ashtu Banka Botërore në raportin e ri ka paraparë një ngadalësim të investimeve dhe konsumit privat, derisa kreu i Qeverisë thotë se investimet e huaja direkte janë rritur për 22 për qind”– thuhet tutje.

Ngadalësimi i investimeve dhe konsumi privat është tregues për shpenzimet që bëjnë bizneset në rritje të kapaciteteve, por edhe konsumin në tërësi. Kurse, Investimet e Huaja Direkte janë sasia e parave që investohet nga jashtë në Kosovë brenda një periudhe të caktuar kohore.