array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Foto: Ilustrim

Huqja për arrestimin e dy policëve në Mitrovicë

Deklarata

Media online “FaktePlus” (08.11.2021) – “Arrestohen dy policë në Mitrovicë”.

Media online

Vlerësimi

Me kos

Lajmi i publikuar nga “FaktePlus” nuk është i vërtetë. Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë e nuk janë arrestuar dy policë. “FaktePlus” e ka publikuar lajmin me titullin “Arrestohen dy policë në Mitrovicë” edhe pse njoftimi i policisë nuk kishte një përmbajtje të tillë. Po ashtu, me arrestimin e policëve merret Inspektorati Policor i Kosovës e jo Policia e Kosovës.

Artikulli

Media online “FaktePlus.net” ka publikuar lajmin se në Mitrovicë janë arrestuar dy policë.

Ky raportim është bazuar në një njoftim të lëshuar nga ana e Policisë së Kosovës më 8 nëntor 2021, ku flitet për arrestimin e dy personave në Mitrovicë.

Në këtë njoftim të Policisë tregohet se janë realizuar dy urdhëresa të Gjykatës Themelore të Mitrovicës ku një 34-vjeçar dhe një 24-vjeçar janë arrestuar në pasditen e 8 nëntorit.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimet se i pari ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ndërsa i dyshuari tjetër ka kryer veprën tjetër penale “Vjedhje e shërbimeve publike”.

Në këtë raport të Policisë nuk thuhet se të njëjtit janë zyrtarë policor, ashtu siç pretendon FaktePlus.net.

KALLXO.com e ka konfirmuar edhe përmes Policisë në Mitrovicë se lajmi i publikuar nga FaktePlus.net, nuk është i vërtetë.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KALLXO.com se dy të arrestuarit nuk janë policë.

“Nëse është për arrestime për urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë ata nuk janë policë, janë civilë”, tha Zahiti duke shtuar se këto arrestime nuk kanë të bëjnë me policë.

“Me arrestimin e policëve merret Inspektorati i Policisë së Kosovës”, përfundoi ai.

Më pas, media “FaktePlus.net”, e ka ndërruar lajmin dhe titullin në “Arrestohen dy persona në Mitrovicë”.