array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ministri i Financave, Bedri Hamza - Foto: Ministria e Financave

Huqja mediale për përfshirjen e Bedri Hamzës në aktakuzën për faljen e hidrocentraleve

Deklarata

“Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj, Besim Beqaj, Mimoza Kusari- Lila, Bedri Hamza, Dardan Gashi, Nenad Rashiq si dhe 15 persona të tjerë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Insajderi

Vlerësimi

Rrenë

Ish-ministri i Financave, Bedri Hamza, nuk është i akuzuar për shitjen tinëzare të hidrocentraleve së bashku me KEDS-in. Në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria Speciale figuron një person me inicialet B.H, por i cili ka qenë koordinator për privatizimit të KEDS-it dhe jo anëtar i Komitetit Ndërministror të Privatizimit, siç kanë qenë ministrat.

Artikulli

Prokuroria Speciale ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj 19 personave zyrtarë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit të tyre me rastin e privatizimit të KEDS-it.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrave të “Qeverisë Thaçi 2”, Besim Beqaj, Mimoza Kusari, Dardan Gashi, Nenad Rashqi, ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka dhe ndaj disa personave të tjerë.

Aktakuza është ngritur për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të rrjetit të distribuimit të KEK-ut, proces i zhvilluar gjatë ‘Qeverisë Thaçi 2’.  Katër hidrocentrale ishin përfshirë në shitje të distribucionit pa qenë pjesë e kësaj shitjeje.

Në media u raportua se i akuzuar në këtë rast është edhe ish- Ministri i Financave nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.

Gazeta online “Insajderi” ka raportuar se në mesin e të akuzuarve është edhe ish-ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj, Besim Beqaj, Mimoza Kusari- Lila, Bedri Hamza, Dardan Gashi, Nenad Rashiq si dhe 15 persona të tjerë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, është një pjesë e përshkruar e njoftimit të Prokurorisë Speciale të cilën e ka publikuar Gazeta Online “Insajderi”.

Në këtë rast, në njoftimin e Prokurorisë Speciale në mesin e të akuzuarve bëjnë pjesë edhe inicialet e njëjta si të ish- Ministrit Hamza, por që në fakt fjala ka qenë për Besnik Haziri, në cilësinë e personit zyrtar- koordinator për shthurje  të KEK-ut, e jo Bedri Hamza.

Privatizimi i KEDS-it ishte përmbyllur më 8 maj 2013. Katër hidrocentrale ishin privatizuar në mënyrë tinëzare bashkë me distribucionin dhe furnizimin me energji elektrike.

Përfshirja e tyre në pakon tenderuese ishte mbajtur e fshehtë, ndërsa edhe ministrat që kanë marrë vendimet kryesore për privatizim kanë deklaruar se nuk kanë qenë të informuar se në pako është përfshirë edhe shitja e hidrocentraleve.

Katër hidrocentrale janë shitur së bashku me KEDS-in: hidrocentrali i Dikancës, hidrocentrali i Burimit, ai i Radavcit dhe Lumbardhit.

Ata janë dhënë me koncesion nga KEK-u me qëllim të rivitalizimit të tyre dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese.

Në kohën kur janë dhënë me qira, sipas KEK-ut, ata kanë pasur një kapacitet të instaluar prej 11 megavatëve, mirëpo koncesionarët janë zotuar se pas investimeve që do të bëjnë kapaciteti i tyre do të rritej në 14 megavatë. Nëse shihen komunikatat e lëshuara nga KEK-u, në kohën e dhënies së këtyre hidrocentraleve me koncesion, atëherë del që në to është dashur të investohen 15 milionë euro.