array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Huqja mediale për afatin e Kurtit për ta formuar qeverinë

Deklarata

Gazeta Express: Kurtit i kanë mbetur edhe 4 ditë, 6 orë dhe disa minuta afat për ta formuar qeverinë.

Vlerësimi

Rrenë

Koha e shënuar nga portali është e pasaktë, pasi Kurti ka edhe 5 ditë e disa orë kohë për ta themeluar qeverinë.

Artikulli

Kur ditët po numërohen së prapthi për mandatarin për ta formuar qeverinë e Kosovës, mediat po e numërojnë këtë kohë në mënyra të ndryshme.

Në hyrje të portalit Gazetaexpress.com, figuron afati i mbetur i Albin Kurtit për ta formuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Në të shkruan se Kurtit i kanë mbetur edhe 4 ditë, 6 orë dhe disa minuta afat për ta formuar qeverinë.

Koha e shënuar nga portali është e pa saktë, pasi Kurti ka edhe 5 ditë e disa orë kohë për ta themeluar qeverinë.

Me datë 20 janar 2020, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar tek Presidenti i shtetit propozimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

Sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, llogaritja e afatit ligjor të përcaktuar me ditë fillon të rrjedhë nga dita e nesërme dhe jo nga dita kur ka ndodhur ngjarja.

Kjo parashihet me nenin 81 pika 2, të procedurës Administrative, në të cilin parashihet llogaritja e afatit.

“Kur afati përcaktohet në ditë, në llogaritjen e tij përjashtohet dita kur ka ndodhur ngjarja nga e cila fillon të ecën afati”, thuhet në ligj.

Pra, afati pesëmbëdhjete ditor për formimin e qeverisë Kurti ka filluar të numërohet nga data 21 janar 2020, ndërsa skadon me datë katër shkurt 2020, që i bie se Albin Kurti ka në dispozicion edhe 5 ditë për ta formuar qeverinë.