array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Huqja e Veselit për mbetjet mortore të të pagjeturve

Deklarata

Kadri Veseli: Sipas informacioneve, kemi diku rreth 1,300 pako të personave tonë të cilët janë zhvarrosur dhe janë kthyer nga Serbia, e janë duke u mbajtur jo adekuate në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

Kadri Veseli

Vlerësimi

Rrenë

 Kadri Veseli ia ka huqur numrit të pakove me mbetje të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. Në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë vetëm 300 pako me mbetje të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, por në to nuk dihet se sa individë janë.

Artikulli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që i kishte bërë  vendin ku pritet të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit në hapësirat e ish-Tjegullores në Prishtinë ka folur për personat e pagjetur.

Veseli ka thënë se në Institutin e Mjekësisë Ligjore gjenden rreth 1,300 pako me mbetje të personave të pagjetur.

“Sipas informacioneve, kemi diku rreth 1,300 pako të personave tonë të cilët janë zhvarrosur dhe janë kthyer nga Serbia, e janë duke u mbajtur jo adekuate në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Veseli.

Por, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu thotë se në Institut janë vetëm 300 pako me mbetje mortore të personave të pagjetur në Kosovë.

“Janë vetëm 300 pako me mbetje mortore të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, saktësisht se sa individë janë nuk e dimë, por janë vetëm 300 pako”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Në Kosovë edhe 20 vjet pas luftës figurojnë si të pagjetur 1,653 të vrarë në luftën e fundit në Kosovë përgjatë viteve 1998-2000. Në mesin e tyre të zhdukur mbesin edhe 109 fëmijë nga 1,024 sa janë vrarë.

Në Kuvendin e Kosovës të mërkuren e kaluar (08.05.2019) u diskutua për krimet që forcat serbe kryen gjatë luftës së fundit në Kosovë, në një takim që u cilësua të jetë fillimi zyrtar i themelimit të Tibunalit Ndërkombëtar, iniciativë kjo e prezantuar ditë më parë nga kryeparlamentari Kadri Veseli.