array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Foto: Atdhe Mulla

Huqja e të dhënave zyrtare, si e refuzoi Burim Berisha virusin?

Deklarata

Burim Berisha, Kryetar i Fushë Kosovës – “Po thotë dikush (që janë tri raste), që nuk ka lidhje me komunën e Fushë Kosovës”

Burim Berisha

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se tre raste të personave të infektuar me COVID-19 janë në Fushë-Kosovë, ndërsa me këtë informacion është pajtuar më vonë edhe Komuna e Fushë Kosovës.

Artikulli

Të martën ishte dita kur në Kosovë u shënuan tre  personat e parë të infektuar nga pandemia COVID-19, në Fushë Kosovë. Kështu të paktën njoftoi Instituti i Shëndetit Publik që është organi kompetent për publikimin dhe mbajtjen e këtyre statistikave.

Megjithatë për disa orë Komuna e Fushë Kosovës dhe kryetari i saj, Burim Berisha, mohuan se në këtë komunë janë paraqitur raste. Kjo për shkak se nuk ishin njoftuar si komunë paraprakisht nga Instituti.

Njëherë përmes faqes zyrtare të komunës e pastaj vetë Berisha, nuk i besuan Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës për konfirmim e rasteve me Covid-19. Madje, kryetari, Burim Berisha, i quajti propagandë, informatë idioteske, hajgare e shantazh, të dhënat që IShPK-ja publikoi.

“Ky është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët. Është i pa njoftuar Kryetari i Komunës z. Burim Berisha njëherit Kryetar i Shtabit të Emergjencës, i pa njoftuar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i pa njoftuar Drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj u shkaktua një shqetësim tek qytetarët”, thuhej në reagimin e Komunës së Fushë Kosovës.

Ndërkaq, Burim Berisha, në një intervistë për radion “Dukagjini” informatat e publikuara nga IShPK i quajti skandaloze.

“Në klinikën Infektologjike nuk ka asnjë rast. Instituti i Shëndetësisë thotë unë nuk e di, kanë thanë në Fushë Kosovë, jemi këtu, jemi atje. Unë dyshoj që ky është një diçka që nuk i përket Fushë Kosovës, ata mund të jenë qyetarë që kanë banesa në Fushë Kosovë, por qytetarët e Fushë Kosovës nuk duhet të shqetësohen sepse informacioni është aq i varfër, qaq i mangët dhe montues sa nuk e besoj që mund të ketë diçka të tillë”, tha ai.

Ai shtoi se qytetarët nuk duhet t’i besojnë një propagande të tillë.

“Nëse nuk e din këtë informacion kryetari i Fushë Kosovës, kryetari i QKMF-së e drejtori i policisë, kush janë ata që plasojnë këso informacione ideotiske? Po thotë dikush (që janë tri raste), që nuk ka lidhje me komunën e Fushë Kosovës. Qytetarë të Fushë Kosovës, mos besoni këso propagandë që plasohet, nuk e di prej kujt, kjo është propagandë”, ka thënë tutje Burim Berisha.

Berisha insistoi se IKPShK ishte dashur që së pari ta njoftojë atë për këto raste.

“Pse pa e ditë ne së pari, kjo është më shumë se hajgare prej tyre. Ne merremi 24 orë me këtë, ata bëjnë hajgare. Ata duhet së pari me më lajmëru mua, kjo është politikë që qon në rrënim dhe në vdekje të njerëzve, për shkak të politikës. Kjo është më shumë se hajagre, me këto institucione qendrore. Këtu ka shantazh, pikë”, ka vazhduar ai.

Por, të gjitha këto deklarime, ndryshuan pak orë më vonë pasi vetë komuna e Fushë Kosovës njoftoi se janë konfirmuar tri raste me virusin korona.

“Qytetarë të nderuar, mund të jeni të shqetësuar dhe të brengosur se edhe në komunën tonë kemi 3 qytetarë të prekur me coronavirus dhe janë nga fshati ‘Miradi e Ulët’. Ju informojmë se situata është nën kontroll të plotë dhe se nuk ka nevojë për karantinim dhe izolim sepse janë marrë të gjitha masat dhe është rast i izoluar”, thuhej në njoftimin e komunës të publikuar rreth orës 24:00.

Sot gjatë ditës, në një përgjigje në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli konfirmoi edhe njëherë rastet e të infektuarve.

“Ju informojmë se sipas të dhënave që ka ofru IKSHP janë  dy raste në komunën e Fushë Kosovës. Ata janë banorë të fshatit Miradi e Ulët dhe janë të infektuar nga kontakti me familjar të tyre që jetojnë në Prishtinë. Familja është e izoluar dhe në masa të kujdesit. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, ka thënë Topalli.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 108 raste të infektuar me COVID-19, një person ka vdekur dhe një është shëruar.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).