array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fatmir Limaj - Foto: Nisma për Kosovën

Huqja e Nismës për kalimin e pragut

Deklarata

Nisma Socialdemokrate- “Edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Me këtë rast, falënderojmë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!”,

Nisma Socialdemokrate

Vlerësimi

Rrenë

Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re- Partia e Drejtësisë ka arritur të marrë vetëm 4,98 për qind të votave, e jo mbi 5 për qind sa pretendonte Nisma Socialdemokrate. Ky koalicion sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Artikulli

Koalicioni parazgjedhor Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë nuk ka arritur ta kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ky koalicion në vazhdimësi është shprehur optimist për kalimin e këtij pragu, me deklarime pas numërimeve të votave që kryheshin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Në një publikim në Facebook të kësaj partie,  dy ditë më parë u tha se përfundimisht koalicioni NISMA-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019), Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota apo 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë përfundimisht pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës! Me këtë rast, falënderojmë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore!”, thuhet në këtë postim.

Por, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Nisma-AKR-PD ka marrë 42 mijë  e 72 vota apo 4,984 për qind, përderisa për ta kaluar pragun nevojiten 5 për qind e votave.

Javë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi në një konferencë për media kishte thënë se koalicioni i tyre kishte marr mbi 5 për qind të votave.

“Pra, Koalicioni NISMA-AKR-PD ka arritur të bëhet pjesë e Kuvendit duke arritur 5.017% të votave, duke llogaritur votat e rregullta, ato me kusht dhe të diasporës”, ishte shprehur Sherifi.

Rezultatet përfundimtare të shpallura sot nga KQZ-ja, kanë konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje ka marr më së shumti vota, pasuar me LDK-në, PDK-në në vendin e tretë dhe më pas koalicioni AAK-PSD, si dhe partitë tjera.