array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Huqja e mediave për vendimin e Qeverisë së Kosovës për thëngjillin

Deklarata

Qeveria ua ndalon marrjen e thëngjillit falas punonjësve të KEK-ut

Mediat

Vlerësimi

Rrenë

Artikujt e publikuar nga disa media në Kosovë, janë të rremë. Qeveria e Kosovës nuk ua ka ndaluar puntorëve të KEK-ut të marrin thëngjill falas. Ka ndodhur e kundërta, Qeveria e Kosovës ua ka lejuar puntorëve të KEK-ut të marrin thëngjill falas. Këtë e ka bërë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2018 të Qeverisë Haradinaj, përmes të cilit i ndalohej punëtorëve të KEK-ut të merrnin thëngjill falas, si masë për parandalimin e ndotjes së ambientit.

Artikulli

Sot, disa media publikuan lajmin se Qeveria e Kosovës ua ka ndaluar puntorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ta marrin thëngjillin falas.

S’ka më, qeveria ndalon marrjen e thëngjillit punonjësve të KEK-ut”, ishte titulli i artikullit të publikuar nga Gazeta Express. Ky lajm u publikua edhe nga media të tjera si “Periskopi”, “Buletini Ekonomik”, “Lajme.Live”, “Ekonomia Online”, “ATV”, “Shqip.com”, “Gazeta Blic”, “Sinjali. Pak minuta më vonë, Gazeta Express ia ndërroi titullin artikullit në “Qeveria shfuqizon vendimin: Iu jep falë thëngjillin punonjësve të KEK”.

Këto lajme janë publikuar duke iu referuar raportimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Komisionin për Ekonomi. 

Por, këto lajme janë të rreme. Qeveria e Kosovës nuk ua ka ndaluar punëtorëve të KEK-ut të marrin thëngjill falas. Përkundrazi, ka ndodhur e kundërta, Qeveria e Kosovës ua ka lejuar punëtorëve të KEK-ut që të marrin thëngjill falas. Këtë e ka bërë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2018 të Qeverisë Haradinaj, përmes të cilit i ndalohej punëtorëve të KEK-ut të merrnin thëngjill falas, si masë për parandalimin e ndotjes së ambientit.

Ministrja Rizvanolli ka foluar në Komisionin për Ekonomi për krizën energjetike dhe vendimet e marra nga qeveria që kontribojnë në kursim të energjisë elektrike.

“Përveç ndalimit të prodhimit të kriptovalutave, vendimet e tjera, masa detyruese në institucione, eksporti dhe ri-eksporti i lëndëve djegëse, është shfuqizuar vendimi i datës 23.10.2018 për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e ndërmarrjes KEK, të gjitha këto janë bërë me rekomandim të Komitetit Teknik Emergjent” – ka deklaruar Rizvanolli.

Në tetor të vitit 2018, Valdrin Lluka, atëherë ministër i Zhvillimit Ekonomik, kishte marrë vendim për ndalimin e dhënies së thëngjillit në formë dhurate për punëtorët e KEK-ut. Vendimi ishte marrë në kuadër të masave për mbrojtjen nga ndotja e ajrit.

“Qëndrimi im si ministër i Zhvillimit Ekonomik është që të ndalohet dhënia si dhuratë e thëngjillit tek punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen një kërkesë e tillë nga unë personalisht do të refuzohet. Për arsye se ne kemi thënë edhe më herët se duhet ta përmirësojmë ambientin në Prishtinë sidomos. Djegia e qymyrit pa filtër shkakton probleme të mëdha” – kishte thënë Lluka për KALLXO.com në atë kohë.

Ky vendim kishte shkaktuar pakënaqësi te Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut që thonin se së paku do duhej të subvencionoheshin me para për të blerë dru për ngrohje.

Para vendimit të Llukës, KEK-u kishte pasur traditë dhurimin e mesatarisht 10 tonëve thëngjill për 4 mijë e 500 punëtorë, apo rreth 45,000 tonë.