array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Huqja e mediale për aktakuzën ndaj 29 personave për bixhoz ilegal

Deklarata

‘Ekonomia Online’ ia ka huqur aktakuzës duke shkruar se është ngritur ndaj personave të përfshirë në rastin të njohur si ‘Karaçeva’.

‘Ndritet aktakuzë ndaj të 29 të arrestuarve në rastin e Karaçevës’, është titulli i këtij mediumi.

Ekonomia Online

Vlerësimi

Rrenë

Aktakuza në fjalë është për një aksion të Policisë në prill të vitit 2015 në 15 lokacione të komunës së Pejës, për të cilin kishte raportuar emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ në maj të vitit 2016

Artikulli

Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot ka ngritur aktakuzë ndaj 29 personave për veprat penale të shpëlarjes së parave, organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm si dhe veprës penale të ndihmës.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, të akuzuarit duke vepruar në bashkëkryerje ose veç e veç nga data e panjohur e deri më 15 dhjetor 2017, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për lojëra të fatit.

Por që mediumi ‘Ekonomia Online’ ia ka huqur aktakuzës duke shkruar se është ngritur ndaj personave të përfshirë në rastin të njohur si ‘Karaçeva’.

‘Ndritet aktakuzë ndaj të 29 të arrestuarve në rastin e Karaçevës’ është titulli i këtij mediumi.

Por aktakuza në fjalë është për një aksion të Policisë në prill të vitit 2015 në 15 lokacione të komunës së Pejës, për të cilin kishte raportuar emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ në maj të vitit 2016.

 

 

“Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.