array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ramush Haradinaj - Foto: Atdhe Mulla

Huqja e Haradinajt rreth vendimit të KShC-së

Deklarata

Ramush Haradinaj: “Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren”, ka shkruar Haradinaj. “Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.”

 

 

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Me kos

Tri universitete publike dhe kolegjet private nuk do të mbyllen, sepse tashmë kanë studentë të përfshirë në programe të ndryshme dhe institucionet e arsimit të lartë janë të obliguara që t’i përcjellin deri në fund të studimeve. Vendimi i sotëm nënkupton se këto institucione nuk do të mund të pranojnë studentë për vitin akademik 2019/2020 dhe se në vitin e ardhshëm akademik 2020/2021, do të mund t’i nënshtrohen përsëri këtij vlerësimi. Përvec kësaj, ndaj vendimeve të KShC-së, universitetet dhe kolegjet kanë të drejtën e ankesës në Komisionin e Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim. E tërheqja e licencës apo mbyllja e universitetit mund të bëhet nëse eventualisht herën e dytë të vlerësimit nga ekspertët institucioni i arsimit të lartë dështon të sigurojë akreditimin institucional.

Artikulli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi pas raportimit të KALLXO.com se Këshilli Shtetëror i Cilësisë i tërhoqi akreditimin institucional tri universiteteve publike pas rekomandimit të ekspertëve ndërkombëtarë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj deklaroi se është i papranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri universiteteve publike.

“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren”, ka shkruar Haradinaj. “Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate.”

Këto tri universitete publike nuk do të mbyllen, sepse tashmë kanë studentë të përfshirë në programe të ndryshme dhe institucionet e arsimit të lartë janë të obliguara që t’i përcjellin deri në fund të studimeve.

Vendimi i sotëm nënkupton se këto institucione nuk do të mund të pranojnë studentë për vitin akademik 2019/2020 dhe se në vitin e ardhshëm akademik 2020/2021, do të mund t’i nënshtrohen përsëri këtij vlerësimi.

Vlerësimi institucional nga ana e ekspertëve, është i rregulluar me Ligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë dhe me Udhëzimin Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Në Nenin 18 të U.A.-së, ‘Vendimi për akreditim’, pika 10 thotë se “Nëse një institucion i arsimit të lartë nuk arrin të riakreditohet në nivelin institucional, kjo do të rezultojë me organizimin e një procesi tjetër të riakreditimit, jo më vonë se brenda një viti”.

Ndërsa pika 11 e po këtij neni thotë se “Nëse institucioni i arsimit të lartë dështon të riakreditohet në nivelin institucional për herën e dytë, AKA do të njoftojë MAShT-in për të proceduar tutje me tërheqjen e licencës së institucionit”.

Pra, tërheqja e licencës apo mbyllja e universitetit mund të bëhet nëse eventualisht herën e dytë të vlerësimit nga ekspertët institucioni i arsimit të lartë dështon të sigurojë akreditimin institucional.

Ndaj vendimeve të KShC-së, universitetet dhe kolegjet të cilave u është tërhequr akreditimi për vitin akademik 2019/2020, kanë të drejtën e ankesës në Komisionin e Ankesave në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Neni 22, pika 1 thotë se “Komisioni i Ankesave do të trajtojë dhe do të vendosë për ankesat e parashtruara nga institucionet e arsimit të lartë kundër vendimeve të KShC-së”.

Ekspertët ndërkombëtarë të Asociacionit Europian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), ishin angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për vlerësim institucional dhe të programeve të universiteteve publike dhe kolegjeve private.

Ligji për Arsimin e Lartë në nenin 15 ‘Akreditimi dhe vlerësimi i cilësisë’, pikën 3 thotë se “Riakreditimi i bartësve kryhet nga AKA-ja në intervale kohe prej jo më shumë se 5 vjetësh. Riakreditimi nuk bëhet pa një shqyrtim të raportit të vetëvlerësimit të bartësit, nga ana e ekspertëve, përveç në rrethana të veçanta. Ky rishikim nga ana e ekspertëve do të përfshijë një inspektim të drejtpërdrejtë të ofrimit të shërbimeve. Riakreditimin e një institucioni apo të një ose më shumë programeve të tij mund ta kërkojnë bordi i AKA-së ose Ministria brenda një periudhe më të shkurtër se pesë vjet.”

Në Udhëzimin Administrativ për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë, neni 10 i cili flet për ‘Procedurat e akreditimit/riakreditimit’, pika 1.5.1. thotë se “AKA organizon procesin e vlerësimit të jashtëm me një ekip të pavarur të vlerësuesve ndërkombëtarë. Ky ekip harton një raport të jashtëm të vlerësimit, i cili ofron një vlerësim të cilësisë së institucionit aplikues apo programeve të tij të studimit bazuar në standardet dhe udhëzuesit për akreditim. Ky raport i cili i dorëzohet AKA-së, ofron rekomandime për përmirësimin e cilësisë për IAL-në nën vlerësim si dhe përfshin rekomandimin final për riakreditim apo mosakreditim.

Tutje udhëzimi thotë se KShC pastaj duhet të vlerësojë raportin e vlerësimit të jashtëm dhe ta votojë atë.

KALLXO.com sot ka monitoruar mbledhjen e 74-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të cilët votuan rekomandimet e raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të ENQA-s, sipas të cilave Universiteti i Pejës, ai i Mitrovicës dhe ai i Prizrenit nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).