array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Huqja e Haradinajt për pozicionin e filozofit slloven Slavoj Zizek

Deklarata

Ramush Haradinaj – “Slavoj Zizek një komunist i ndytë që ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO-s mbi Millosheviqin”

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Rrenë

Filozofi Slavoj Zizek në një ese të shkruar kishte shprehur përkrahjen e operacionit të bombardimeve të caqeve serbe në Kosovë më 1999.

Artikulli

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kritikuar pozicionin e  filozofit slloven Slavoj Zizek karshi situatës politike në Kosovë. Ai e ka akuzuar filozofin për mbështetje të Albin Kurtit, duke thënë gjithashtu se i njëjti nuk kishte mbështetur bombardimet e NATO-s në Kosovë.

Para pak ditësh në një paraqitje publike në KTV, ish-kryeministri, filozofin Zizek e konsideroi ‘’llom e përtej llomit”, duke i thënë lobist e dallaverxhi.

Ndërsa mbrëmë në emisionin Debat Plus deklaroi se filozofi slloven Slavoj Zizek ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë.

Haradinaj, filozofin slloven e konsideroi si një aleat të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV).

“Për një kohë Vetëvendosja ka qenë ma e lënë anash prej plot palëve, prej aleatëve edhe shihet që Vetëvendosje ka krijuar aleat në disa qarqe të caktuara rasti i atij Slavoj Zizek që i dhembte pse ra qeveria Kurti, Slavoj Zizek një komunist i ndytë që ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO-s mbi Millosheviqin”,tha ai.

Megjithatë,  filozofi slloven Zizek është ndër të paktit filozof majtist që ka qenë pro bombardimit të NATO-s në Kosovë.

Ai në esenë ‘Kundër shantazhit të dyfishtë’ të shkruar në vitin 1999 jep argumentet e tij për këtë bombardim.

“Për vite me radhë, Millosheviqi u dërgoi bomba në zarf fqinjëve të tij, prej shqiptarëve e deri te Kroacia e Bosnja duke mbajtur vetën jashtë konfliktit përderisa nxirrte zjarre rreth e qark Serbisë- por në fund, letra e fundit iu kthye atij vet. Le të shpresojmë që rezultati i ndërhyrjes së NATO-s të jetë shpallja e Milosheviqit si budallai politik i vitit”, kishe shkruar Zizek në fillim të kësaj eseje.

Sipas Zizek ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka qenë rasti i parë në të cilin është ndërhyrë pa ndonjë interes ekonomik, por vetëm për të ndalur gjenocidin.

“Prandaj është e lehtë lëvdata e bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë, rasti i parë i një ndërhyrjeje- jo në situatën e vagullt të luftës qytetare por në një vend me pushtet të plotë e sovran . A nuk është e rehatshme t’i shohësh forcat e NATO-s tek ndërhyjnë pa ndonjë interes të veçante ekonomiko-strategjik, por thjeshtë sepse një vend mizorisht po i shkel të drejtat njerëzore të një grupi etnik? “, kishte shkruar Zizek.

Filozofi slloven, Slavoj Zizek, u bë temë diskutimi në Kosovë pasi që në një nga deklarimet e tij pak ditë pas rrëzimit të qeverisë Kurti, kishte thënë që kjo qeveri ishte ‘ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit’.

 

Ky artikull është punuar nga Internews Kosova nga Prishtina dhe është botuar në bashkëpunim me Fondacionin Metamorphosis në Shkup, Maqedoni e Veriut, në kuadër të projektit të tyre Fuqizimi i Standardeve të Përmirësuara të Mediave, implementuar nga Fondacioni Kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (National Endowment for Democracy – NED).