array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ramush Haradinaj - Arkiv - FOTO KALLXO

Huqja e Haradinajt për lejet e hidrocentraleve në Deçan

Deklarata

Unë jam prej Deçani, në kohë të Titës para 100 vete ka ekzistuar Kozhnjeri një, tani çka ka ndodhë para disa vjetëve i është dhënë një leje për zgjerim edhe të një kapaciteti në kuadër të hidrocentralit një me një tubacion me sistem të ri që kërkush se ka ditë. Hidrocentrali në Deçan është me leje. Askush nuk vepron pa leje në Kosovë

Vlerësimi

Me kos

Hidrocentrali ‘Lumbardhi II’ në Deçan nuk ka leje mjedisore dhe rrjedhimisht as leje të operimit. Megjithatë, ZRrE-ja kishte lejuar që të operojë këtë hidrocentral përkundër që nuk i kishte të gjitha lejeve e nevojshme.

Artikulli

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në Debat Pernime ka thënë se të gjitha hidrocetralet në Kosovë kanë lëjë dhe se në Kosovë askush nuk mund të operoja pa leje.

“Unë jam prej Deçani, në kohë të Titës para 100 vete ka ekzistuar Kozhnjeri një, tani çka ka ndodhë para disa vjetëve i është dhënë një leje për zgjerim edhe të një kapaciteti në kuadër të hidrocentralit një me një tubacion me sistem të ri që kërkush se ka ditë. Hidrocentrali në Deçan është me leje. Askush nuk vepron pa leje në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

 

Po ashtu, Haradinaj ka thënë se nuk është pro hidrocentraleve, ndërsa për ka deklaruar se nuk e di nëse gjendja e ambientit në Deçan do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

“Nëse investimit i është dhënë leja së pari ai duhet të marrë pëlqimin e ambientit. A ka ndodh dëmtim në grykë të Deçanit po ka ndodh. Sa e parasheh mundësia me u bo, një gjë e di që këtë praktike masi e kom pa qysh është me shti lumenjtë në tuba nuk e pëlqej dhe nuk mendoj që kjo praktikë duhet me u zbatu në Kosovë”, ka vazhduatr më tej Haradinaj.

Haradinaj premtoi që nuk do të japë leje të reja për lumenjtë ekzistues për shkak të mungesës së ujit në Kosovë.

“Nuk jap, jo jo nuk jap”, ka premtuar ai.

Në korrik të këtij viti, kompanisë ‘KELKOS Energy’ i është refuzuar operimi në hidrocentralin ‘Lumbardhi II’ për shkak të mungesës së dokumenteve për kyçje legale në sistemin e energjisë elektrike.

Kjo kompani tashmë operon me dy hidrocentrale të tjera në Deçan të quajtura ‘Belaja’ dhe ‘Deçani’, ndërkaq operimi në hidrocentralin e tretë i ishte ndërprerë kur Zyra e Rregullatorit për energji mori vesh për mungesën e dokumentit.

Ndërsa në mars të po këtij viti, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka vendosur që hidrocentrali ‘Lumbardhi II’ të shkyçet nga rrjeti i energjisë.

Ky hidrocentral i ndërtuar nga kompania ‘Kelkos Energy’ deri më tash është kyçur në rrjetin e energjisë përkundër që nuk kishte marrëveshje me KOSTT-in.

Ndërsa, ministri Fatmir Matoshi kishte deklaruar se Kelkos në Deçan nuk ka leje mjedisore.

“Letrat thonë se Kelkos në Deçan posedon pëlqime ujore, pëlqim mjedisor dhe posedon të gjitha pëlqimet dhe lejen ndërtimore, por që nuk posedon leje mjedisore dhe asnjë hidrocentral në Kosovë nuk posedon një leje të tillë”, ka thënë Matoshi.

E për mungesën e lejeve të nevojshme për operim të hidrocentraleve, kishte folur edhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

“E kemi një problem me funksionin e mini hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, i kemi disa vërejtje të banorëve në disa zona të caktuara, e kemi një informacion që Ministria e Mjedisit nuk ka furnizuar me leje mjedisore asnjërën prej hidrocentraleve të cilat sot janë në funksion. Prandaj kemi ardhur të flasim me ZRrE-në, për të parë se cili është roli i tyre në gjithë këtë problematikë dhe po mundohemi ta gjejmë se ku është problemi dhe pse këto hidrocentrale nuk kanë leje mjedisore dhe pse në disa raste po e tejkalojnë fazën testuese, që në disa raste mund të jetë në disa muaj dhe po vazhdojnë prodhimin me energji elektrike pa pasur leje mjedisore”, ka thënë për KALLXO.com Muharrem Nitaj.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi, Anton Berisha.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.