array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Huqja e gazetes ‘New York Times’ për tarifën 100 për qind

Deklarata

Deklarata: ‘Në dhjetor, Parlamenti me shumicë ka miratuar legjislacionin për formimin e ushtrisë…Disa ditë më vonë, qeveria e Haradinajt vendosi tarifë 100 për qind për eksportin e Serbisë në Kosovë…”.

 

New York Times

Vlerësimi

Rrenë

Në artikullin e New York Times thuhet se tarifa 100 për qind u vendos pas formimit të ushtrisë e në fakt ajo u vendos para formimit të ushtrisë. Pra, në lajmin e New Yort Times ka huqje faktike.

Artikulli

Në një artikull të gjatë që përshkruante përpjekjet për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe ndarjen e qëndrimeve brenda Kosovës për këtë çështje, gazeta amerikane ‘The New York Times’ ka bërë një gabim faktik.

Derisa artikulli i shkruar nga Barbara Surk përshkruan vendimet e qeverisë Haradinaj që përfshijnë formimin e ushtrisë dhe tarifën 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, gazeta ngatërron datën kur tarifa u vendos.

Gazeta thotë se ‘Në dhjetor, Parlamenti me shumicë ka miratuar legjislacionin për formimin e ushtrisë…Disa ditë më vonë, qeveria e Haradinajt vendosi tarifë 100 për qind për eksportin e Serbisë në Kosovë…”.

Në fakt, përderisa votimi i legjislacionit për formimin e ushtrisë ka ndodhur më 14 dhjetor të vitit 2018, tarifa 100 për qind u vendos disa ditë para saj, më saktësisht më 21  nëntor të 2018-tës.

Taska 100 për qind ishte masë e thelluar pas vendimit fillestar për një tarifë 10 për qind në filim të muajit nëntor të vitit 2018.

Kjo masë erdhi si përgjigje e qeverisë ndaj sabotazhit të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, specifikisht Interpol.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).