Huqja e dyfishtë e Lutfi Hazirit

Deklarata

Lutfi Haziri: PDK me komisioner serb për zgjedhjet e nesërme në komunat e veriut të Republikës së Kosovës  

Lutfi Haziri

Vleresimi

Rrenë e kryptë

Haziri i ka bërë dy huqje. Huqja e parë e kryetarit të Gjilanit është bërë në lidhje me datën e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore. Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj, e jo sic ka deklaruar Haziri me 11 maj. Huqja e dytë e Hazirit është në lidhje kandidatët e partive të cilët janë në garë për kryetar të komunave. PDK, Vetëvendosje dhe Lista serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në veri.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë dy huqje në një postim dy rreshta e gjysmë në rrjetin social Facebook, në lidhje me zgjedhjet në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Huqja e parë e kryetarit të Gjilanit është bërë në lidhje me datën e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore. Haziri në postimin e tij ka shkruar se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen nesër (12 maj). Por, zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj.

“PDK me komisioner serb për zgjedhjet e nesërme në komunat e veriut të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e Hazirit.

Huqja e dytë e Hazirit është në lidhje kandidatët e partive të cilët janë në garë për kryetar të komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Haziri ka shkruar se PDK nuk ka kandidatë për kryetar në këto katër komuna.

Por, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në veri.

Kandidatët për kryetarë të Komunës së Mitrovicës së Veriut janë, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Gonxhe Çaushi nga PDK dhe Goran Rakiq nga Lista Srpska.

Kandidatët për kryetarë të Komunës së Leposaviqit janë, Fisnik Veseli nga Lëvizja Vetëvendosje, Shaqir Hetemi nga PDK dhe Zoran Todiq nga Lista Srpska.

Kandidatët që janë në garë për kryetar të Komunës së Zubin Potokut janë, Liridona Karimani nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Mehmeti nga PDK dhe Srdjan Vuloviq nga Lista Srpska.

Në Komunën e Zveçanit, garojnë Avdi Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Peci nga PDK dhe Vuqina Jankoviq nga Lista Srpska.

Postimi i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri në Facebook