array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: ZKM

Huqja e Avdullah Hotit për përvjetorin e rënies së murit të Berlinit

Deklarata

Avdullah Hoti (03.10.2020) – “Sot bëhen 30 vjet nga rënia e murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë”

Avdullah Hoti

Vlerësimi

Rrenë

Deklarata e Kryeministrit Avdullah Hoti nuk është e saktë pasi sot nuk janë bërë 30 vjet nga rënia e murit të Berlinit. 30 vjetori i kësaj ngjarje ishte në nëntor të vitit 2019.

Artikulli

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka huqur përvjetorit të shënimit të rënies së murit të Berlinit në Gjermani.

Duke përkujtuar të shtunën përvjetorin e ribashkimit të Gjermanisë, Hoti ka shkruar në Facebook se sot bëhen 30 vjet nga rënia e murit të Berlinit.

Por në fakt, ky përvjetor ka qenë në nëntor të vitit të kaluar, pasi në këtë muaj të vitit 1989 ka rënë muri i Berlinit.

“Sot bëhen 30 vjet nga rënia e murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë. Më 1989, me hapjen e kufirit gjermano – gjerman, shumë njerëz nga Lindja kaluan në Perëndim për të shijuar lirinë. Me këtë akt, ata i thyen edhe barrierat ideologjike e politike për t’i dhënë Gjermanisë një kahje perëndimore dhe për të dhënë kontribut qenësorë në formësimin e Evropës së sotme”, shkroi Hoti mes tjerash në Facebook.

Me datën 9 nëntor 1989, ra muri i Berlinit gati katër dekada pas ndërtimit të tij, i cili ishte simbol i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë.

Ndërkaq, 3 tetori kujtohet si përvjetor i ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990.

Foto: Avdullah Hoti/Facebook