array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoxhaj ndërron deklaratën për vaksinimin e popullatës, një herë 50 e një herë 70 për qind

Deklarata

Enver Hoxhaj(04.02.2021)- ” Kemi plan që ta vaksinojmë gjysmën e popullatës vetëm gjatë vitit 2021″

 

Enver Hoxhaj (07.02.2021)- “Në tërë Republikën e Kosovës gjatë vitit 2021, ne do të vaksinojmë 70% të popullatës”

Enver Hoxhaj

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Brenda një jave, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka ndryshuar shifrat e vaksinimit që sipas tij do të bëheshin nën qeverisjen e tij nëse fiton zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa njëherë tha se brenda vitit 2021 do të vaksinohet gjysma e popullatës, tre ditë më pas ai e rriti këtë shifër në 70 për qind të popullatës.

Artikulli

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka dhënë dy deklarata të ndryshme sa i përket vaksinimit të popullatës, nëse ai e siguron karrigen e kryeministrit nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Hoxhaj ka dhënë dy deklarata të ndryshme në lidhje me vaksinimin, në tubimet zgjedhore në Gjakovë dhe Ferizaj.

Në Gjakovë, Hoxhaj ka premtuar se nëse zgjidhet kryeministër do të vaksinojë gjysmën e popullsisë , ndërsa në Ferizaj ka thënë se do të vaksinojë 70% të popullsisë në Kosovë. Në të dy rastet, Hoxhaj ka thënë se këtë do ta bëjë brenda vitit 2021.

“Ne jemi të interesuar po ashtu që të merremi me shëndetësinë dhe kemi plan që ta vaksinojmë gjysmën e popullatës vetëm gjatë vitit 2021. E kemi hartën e saktë, i dimë vendet e qendrave të testimit, i dimë vendet e qendrave të vaksinimit dhe brenda 100 ditëshit të parë, jo vetëm që do ta sigurojmë vaksinën, por brenda vitit 2021 do ta vaksinojmë gjysmën e popullatës së Kosovës, ndërsa në vitin 2022 do të vazhdojmë me pjesën tjetër të popullatës”, ka thënë Hoxhaj në Gjakovë, më 4 shkurt.

Ndërsa në Ferizaj, Hoxhaj i ka shtuar edhe 20%, duke thënë se do të vaksinojë 70% të popullsisë së Kosovës, brenda vitit 2021.

“Ne po ballafaqohemi me një situatë të virusit, të pandemisë ku edhe më tutje po merr jetë njerëzish dhe ne jemi e vetmja parti që e ka hartë të qartë se si do të ndodhë vaksinimi dhe jo vetëm që do ta sjellim vaksinimin, jo vetëm që do të ketë në Ferizaj qendër të vaksinimit, por në tërë Republikën e Kosovës gjatë vitit 2021, ne do të vaksinojmë 70% të popullatës. Ju po pyetni pse nuk ndodh kjo, sepse ky vend nuk ka qeveri moti, ka qeveri në detyrë, por nuk ka qeveri. Sepse është detyrë e kryeministrit për me e siguru vaksinën, nuk është detyrë e Spitalit të Përgjithshëm”, ka thënë Hoxhaj më 7 shkurt.

 

Projekti “Rritja e standardeve të gazetarisë përmes kontrollimit të fakteve” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

 Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e Internews Kosova/KALLXO.com dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, Albany Associates, Media Centar Sarajevo apo Fondacionit për Informim, Media, Dialog dhe Edukim (KosovaLive/KIMDE).