array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti premton se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të miratohet javën e ardhshme

Deklarata

Avdullah Hoti (27.11.2020) – “Po jap edhe premtim publik që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do ta kalojmë javën tjetër dhe do të përmbyllet kjo çështje”

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KRYPOMETRI do të monitorojë nëse ky premtim i Kryeministrit Hoti do të përmbushet

Artikulli

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë premtim publik të premten më 27 nëntor, se javën e ardhshme do të miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Për të tejkaluar këtë situatë sot po jap edhe premtim publik që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do ta kalojmë javën tjetër dhe do të përmbyllet kjo çështje, ku do të defionohen të gjitha çështjet, edhe mjetet që do t’i marrin qytetarët nga kursimet e tyre”, tha mes tjerash Hoti në një paraqitje para mediave në Suharekë.

Kryeministri ka shtuar se beson që do të mbërrijnë një konsensus të gjerë për ta kaluar projektligjin në fjalë.

KRYPOMETRI do të monitorojë nëse do të përmbushet premtimi i kryeministrit Hoti.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pas shumë dështimeve kishte arritur që të miratohet në parim nga ana e Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq, në lexim të dytë ende nuk është miratuar, pasi qeveria nuk po i ka votat e nevojshme në Kuvend.

Në këtë projektligj parashihet edhe ndryshimi ligjor që do të mundësonte tërheqjen prej 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, nga ana e qytetarëve.

Mundësia për këtë ndryshim ligjor është bërë për shkak të pasojave ekonomike nga situata me pandeminë COVID-19.

Çka parasheh projektligji për rimëkëmbje ekonomike?