array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Avdullah Hoti - LDK

Hoti: Nuk lejojmë ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit

Deklarata

Marrja e përgjegjësive kushtetuese dhe quarja përpara e procesin e dialogut në bashkëpunim me ShBA dhe BE duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit

Avdullah Hoti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Premtimi i të nominiuarit për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti është një zotim i bërë për një prej çështjeve më të debatuara gjatë 3 viteve të fundit: ndryshimin dhe korrigjimin e kufijve. Për ndryshim të kufijve ishte shprehur edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili ja ka dhënë mandatin Hotit. Ndërkohë, deputetet e LVV-së kanë deklaruar se rrëzimi i qeverisë është bërë me qëllim të hapet rrugë nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Artikulli

I nominiuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, derisa ka prezantuar ekspozenë e tij para deputeteve të pranishëm, ka folur edhe për ndryshim kufijsh.

Ish-zëvendëskryeministri ka thënë se nuk do të lejoj një gjë e tillë të ndodhë, derisa prezantoi prioritet e qeverisë të cilës pritet t’i prij.

“Kjo qeveri do mbrojë dhe promovojë sovranitetin dhe integritetin e vendit si një tërsi e pandashme dhe patjetërsuseshme”, deklaroi Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve.

“Marrja e përgjegjësive kushtetuese dhe quarja përpara e procesin e dialogut në bashkëpunim me ShBA dhe BE duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit”, tha Hoti.

Votimi i qeverisë së re vjen pasi Albin Kurti u rrëzua nga ekzekutivi pas vetëm 50 ditë pune. LDK ka lidh koalicion me partinë e Ramush Haradinajt, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe Listën Serbe.

Madje, në ditën kur është planifikuar të votohet qeveria Hoti, kryetari i grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka thënë se qeveria Kurti është rrezuar për t’i mundësuar arritjen e një marrëveshje me Serbin, drafti i së cilës është gati në sirtar.