array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti e mbajti fjalën për miratimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike

Deklarata

Avdullah Hoti (27.11.2020)- “…Po jap edhe premtim publik që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do ta kalojmë javën tjetër”

Avdullah Hoti

Vlerësimi

E vërtetë

Një javë më vonë nga premtimi i kryeministrit, Kuvendi i Kosovës të premten më 4 dhjetor arriti që të miratojë në lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 në seancën e jashtëzakonshme.

Artikulli

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pati dhënë premtim publik të premten e kaluar më 27 nëntor, se javën pasuese do të miratohej Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Një javë më vonë nga premtimi i kryeministrit, Kuvendi i Kosovës të premten më 4 dhjetor arriti që të miratojë në lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 në seancën e jashtëzakonshme.

Ky projektligj ka arritur të miratohet me 72 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Votat qeverisë për ta kaluar këtë projektligj ia siguruan deputetët e PDK-së, të cilët propozuan katër amandamente shtesë.

“Për të tejkaluar këtë situatë sot po jap edhe premtim publik që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do ta kalojmë javën tjetër dhe do të përmbyllet kjo çështje, ku do të defionohen të gjitha çështjet, edhe mjetet që do t’i marrin qytetarët nga kursimet e tyre”, kishte premtuar Hoti në një paraqitje para mediave në Suharekë.

Kryeministri kishte shtuar se beson që do të mbërrijnë një konsensus të gjerë për ta kaluar projektligjin në fjalë.

Përmes këtij projektligj mes të tjerash parashihet tërheqja e 10 për qind të kursimeve të tyre pensionale në  Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust.

Ligji në fjalë ishte proceduar nga qeveria që nga vera, ndërkaq në lexim të parë ka arritur të miratohet pas gjashte tentimeve. 

Kurse, në lexim të dytë, më 11 nëntor nuk kishte arritur që të niste seanca për votimin e tij për shkak të mungesës së kuorumit.