array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Agim Aliu. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

‘Hetimet vazhdojnë’ për funksionalizimin e çerdhes në Greme të Ferizajt

Deklarata

Agim Aliu (09.10.2020) “Nuk mund të jap datë, por besoj që shumë shpejt do të funksionalizohet. Ndoshta në vitin 2020”

Agim Aliu

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

KRYPOMETRI do ta monitorojë nëse çerdhja do të funksionalizohet gjatë këtij viti.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar se beson që në vitin 2020 do të funksionalizohet çerdhja në fshatin Greme të kësaj komune.

Çerdhja në fjalë se edhe pse është ndërtuar, ende nuk është funksionalizuar, madje edhe është dëmtuar.

Çerdhja në fshatin Greme, Foto: KALLXO.com

Kryetari Aliu kur është pyetur nëse çerdhja do të funksionalizohet më 2021, ai ka thënë se “ndoshta në  vitin 2020”.

“Unë po besoj që edhe kjo çerdhe këtu [Greme] edhe ajo që është në Talinovc të Jerrlive do të funksionalizohen shpejt. [Për çerdhen në Greme] Janë renovime të vogla, sigurisht se gjithçka çka dëmtohet, duhet të renovohet. Nuk mund të jap datë, por besoj që shumë shpejt do të funksionalizohet. Ndoshta në vitin 2020”, tha Aliu në “Jeta në Komunë”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi më 12 nëntor ka thënë për KALLXO.com se funksionalizimi i çerdhes është në proces e sipër.