array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Haskuka mban premtimin për nisjen e ndërtimit të dy çerdheve publike

Deklarata

Mytaher Haskuka: Prej 4 çerdheve publike sa ka pasur Prizreni deri para 10 vjetësh, sot nuk e ka asnjë. Gjatë mandatit 4 vjeçar do të hapen 4 çerdhe publike, 2 nga të cilat do të fillojnë të ndërtohen këtë vit. Por, përveç objektit për edukimin e fatosave, nevojiten edhe kuadro profesionale. Në takim me përfaqësuesit e CARITAS-it u dakorduam që të fillohet me trajnimin e mësimdhënësve dhe edukatorëve

Mytaher Haskuka

Vlerësimi

E vërtetë

Vlerësimi: Punimet në dy çerdhet në Prizren kanë nisur. Qyteti i dytë më i madh për nga numri i banorëve aktualisht nuk ka asnjë çerdhe publike funksionale.

Artikulli

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, kishte premtuar që në vitin e parë të qeverisjes të nisë ndërtimin e dy çerdheve publike.

Në një deklaratë të tij, Haskuka, ka thënë se në qytetin e Prizrenit nuk funksionon asnjë çerdhe publike, gjersa në mandatin e tij katërvjeçar do të ndërtojë katër të tilla.

Prej 4 çerdheve publike, sa ka pasur Prizreni deri para 10 vjetësh, sot nuk e ka asnjë. Gjatë mandatit 4 vjeçar do të hapen 4 çerdhe publike, 2 nga të cilat do të fillojnë të ndërtohen këtë vit. Por, përveç objektit për edukimin e fatosave, nevojiten edhe kuadro profesionale. Në takim me përfaqësuesit e CARITAS-it u dakorduam që të fillohet me trajnimin e mësimdhënësve dhe edukatorëve”, ka thënë Haskuka për gazetën Koha Ditore.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Lis Dorambari, ka thënë për KALLXO.com se punimet në dy çerdhet e filluara janë duke vazhduar sipas planit dinamik dhe Prizreni do ta ketë çerdhen e parë publike në shtator të këtij viti.

“Deri më tani kanë filluar punimet për ndërtimin e dy çerdheve publike, e para ajo në lagjen “11 Marsi” pranë shkollës “Lekë Dukagjini” dhe e dyta në lagjen Bajram Curri, projekt i përbashkët me Ministrinë e Administratës Publike. Çerdhja në lagjen “11 Marsi” ka filluar të ndërtohet në qershor të vitit 2018 dhe falë buxhetit shtesë nga Granti i Performancës që është fituar nga DEMOS-i, jemi dakorduar me operatorin ekonomik që t’i kryejmë pagesat më herët dhe me këtë rast edhe t’i përshpejtojmë punimet, në mënyrë që ta finalizojmë projektin para kohe. Kështu, sipas planifikimit dhe ecurisë aktuale të punëve, çerdhja e parë do të jetë e gatshme për vitin shkollor 2019/2020. Ndërkaq për çerdhen e dytë punimet janë duke vazhduar sipas planit dinamik”, ka deklaruar Dorambari.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nëse Komuna do të fillojë ndërtimin e dy çerdheve të tjera në vazhdim, ata kanë thënë se Komuna do të tejkalojë premtimin e dhënë duke ndërtuar edhe dy çerdhe të tjerë përveç atyre që tashmë kanë filluar.

“Përveç këtyre dy çerdheve, kemi planifikuar ndërtimin edhe të katër çerdheve të tjera, duke i tejkaluar kështu zotimet e dhëna në fushatë. Sivjet do të fillojmë ndërtimin e çerdhes së tretë në lagjen Dardania, në bashkëpunim me TIKA-n, ndërsa për çerdhen e katërt, e cila do të ndërtohet me Ministrinë e Arsimit, jemi duke shikuar mundësitë për gjetjen e një lokacioni sa më të përshtatshëm. Dy çerdhet tjera shtesë që janë planifikuar të ndërtohen janë me pjesëmarrje të komunitetit dhe do të ndërtohen në fshatrat Zhur dhe Korishë. Për këto dyja i kemi projektet të gatshme dhe jemi në proces të kryerjes së lejeve të nevojshme”, ka vazhduar Dorambari.

Komuna e Prizrenit më 12 dhjetor të vitit 2018 ka vënë gurthemelin e çerdhes së parë publike në qytet, e cila është investim i Ministrisë e Administratës Publike. Kjo çerdhe sipas përgjigjes së Komunës së Prizrenit do të përfundojë në vitin 2020.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.