array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: KALLXO.com

Haradinaj përgenjeshtron Pal Lekajn për çmimin e autostradës

Deklarata

Ai (Pal Lekaj) tha se ky projekt është më gjiganti dhe më atraktivi që po realizohet nga Qeveria Haradinaj dhe se ky projekt do të realizohet me buxhetin e shtetit pa huamarrje. Vlera e përafërt e këtij projekti do të sillet rreth 590 milionë euro, kurse me shpronësime rreth 1 miliard euro, me financim të ndarë në katër vite qeverisje. Gjakova do t’i ketë 3 hyrje-dalje në këtë autostradë, kurse qasja më e afërt e Gjakovës do të jetë në distancë prej 4.1 kilometra

Pal Lekaj

Vlerësimi

Rrenë

Ramush Haradinaj ka thënë se çmimin e Autostradës së Dukagjinit nuk e di askush. Kështu, ai e ka demantuar Pal Lekajn, i cili kishte deklaruar se autostrada ka një kosto mbi 1 miliardë euro.

Artikulli

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj duke folur për çmimin e autostradës së Dukagjinit, thotë se askush nuk e di se sa do të kushtoj kjo autostradë.

I përballur me deklaratat e ministrit të partisë së tij, Pal Lekaj, Haradinaj deklaron se nuk ka çmim të paracaktuar për autostradën

“A më keni dëgju njëherë duke thanë sa kushton? Nuk e di kurrkush çmimin. Nuk ka çmim të paracaktuar, qitet një fizibilitet, bëhet një projekt i detajuar”, tha Haradinaj në Debat Pernime.

“Nuk është ashtu Jeta”, tha Haradinaj kur u sfidua nga Xharra se Lekaj e ka thënë çmimin se projekti i autostradës do të kushtojë mbi 1 milard euro.

Mirëpo, vet Lekaj ka deklaruar se autostrada do të kushtoj mbi 1 miliard euro.

Më 15 janar të këtij viti, Ministria e Pal Lekajt kishte dërguar një komunikatë për media ku kishte cituar Pal Lekajn, duke e përmendur çmimin e autostradës së Dukagjinit.

“Ai (Pal Lekaj) tha se ky projekt është më gjiganti dhe më atraktivi që po realizohet nga Qeveria Haradinaj dhe se ky projekt do të realizohet me buxhetin e shtetit pa huamarrje. Vlera e përafërt e këtij projekti do të sillet rreth 590 milionë euro, kurse me shpronësime rreth 1 miliard euro, me financim të ndarë në katër vite qeverisje. Gjakova do t’i ketë 3 hyrje-dalje në këtë autostradë, kurse qasja më e afërt e Gjakovës do të jetë në distancë prej 4.1 kilometra”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës.