Haradinaj nuk i ka ftuar ende Kryeministrat e rajonit për mini-samitin në Kosovë

Në fillim të prillit [do] t’i ftoj kryeministrat e Rajonit

Ramush Haradinaj, Prill 2019

Rrenë

Ideja e kryeministrit Ramush Haradinaj për të mbajtur një takim të kryeministrave të rajonit në Kosovë në fillim të muajit prill, nuk po jetësohet.

Haradinaj deklaronte se parasheh që takimi ndërmjet kryeministrave të rajonit të mbahet në fillim të muajit prill.

Madje, ai kishte deklaruar se ftesë do t’i bëhet edhe kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.

“Në fillim të prillit t’i ftoj kryeministrat e Rajonit, duke filluar nga kryeministrat e Rajonit, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, e pastaj shpresoj të Kroacisë, Bosnjës, e nëse vjen edhe e Serbisë, pse jo, edhe pse pak ma vështirë”, kishte deklaruar Haradinaj para kabinetit qeveritar më 5 mars të këtij viti.

Mirëpo, sot, kur jemi më 11 prill, Haradinaj tha se nuk e di se kur do i thërrasin.

Deklarata: Në fillim të prillit t’i ftoj kryeministrat e Rajonit, duke filluar nga kryeministrat e Rajonit, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, e pastaj shpresoj të Kroacisë, Bosnjës, e nëse vjen edhe e Serbisë, pse jo, edhe pse pak ma vështirë

Vlerësimi: Kanë kaluar 11 ditë të muajit prill dhe Kryeministri Ramush Haradinaj nuk i ka ftuar kryeministrat e rajonit. Ai madje deklaron se nuk e di se kur do ta zbatojnë këtë nismë. Kryeministri e ka përmendur ditën e çlirimit të Kosovës si ngjarje që nuk duhet të hyjë në mes të samitit të kryeministrave. E dita e çlirimit të Kosovës është me datën 12 qershor.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

“Idenë e një mini-samiti rajonal të kryeministrave e kemi ende në tavolinë, por nuk po e zbatojmë tash në këtë periudhë, ta shohim se në çfarë periudhe do ta zbatojmë”, tha Haradinaj më 11 prill në një konferencë për media.

Ai thotë se tani në Kosovë pritet të ketë ngjarje tjera dhe nuk dëshiron që të ketë ndërhyrje në mes të temave.

“Disa ngjarje po e zëvendësojnë njëra tjetrën, p.sh ne së shpejti e kemi përvjetorin e çlirimit të Kosovës, kemi disa ngjarje dhe po bëjmë kujdes që të mos ndërhyjnë njëra me tjetrën”, tha tutje Haradinaj duke u përgjigjur në pyetjen e KALLXO.com. Dita e çlirimit të Kosovës shënohet me 12 qershor.

Ai gjithashtu si arsyetim për mos-organizimin e këtij takimi, përmendi samitin e Berlinit.

“Samiti që po ndodh në Berlin, ta merr ngjarjen ty, sepse ti ke pas me i thirr të njëjtin njerëz dhe këto ndërhyjnë në ato që i bëjmë ne”, tha tutje i pari i Qeverisë.

Në takimin që Haradinaj pretendonte ta organizonte në Kosovë, kishte menduar të diskutonin për zbatimin e MSA-së por edhe për tema tjera.

Përveç kryeministrave të rajonit, Haradinaj kishte deklaruar se ftesë do t’i dërgonte edhe komisionerit për zgjerim, Johannes Hahn.

Haradadinaj fton në Kosovë kryeministrat e rajonit, ftesë edhe për Ana Brnabiq

 

 

 

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend