array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Haradinaj me teori tjetër për arsyet e dorëheqjes

Deklarata

Haradinaj me 19 korrik: “Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryeministrit… për shkak të thirrjes së marrë nga dhomat e Specializuara si i dyshuar”.

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Haradinaj në fillim ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është ftesa që kishte marrë nga Gjykata Speciale si i dyshuar. Më vonë, Haradinaj ka thënë se vendet e Quintit ‘me presion e detyruan edhe Qeverinë me dhënë dorëheqje, me masa të çuditshme’. Sado që ka ngritur dyshime, ai nuk ka dhënë fakte që kishte presione direkte nga vendet e Quintit që ai të dorëhiqej.

Artikulli

Qeveria e Kosovës ka rënë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e tij më 19 korrik.

Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë kishte deklaruar se po jep dorëheqje pasi është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar.

“Më lejoni të iu informoj se sot e kam marrë këtë vendim, pra jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua të iu falënderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi që e kam marrë është për shkak të thirrjes së marrë nga dhomat e Specializuara si i dyshuar. Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i Kryeministrit dhe shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë”, kishte deklaruar Haradinaj.

Ndërsa, në një intervistë të dhënë në Klan Kosova, Haradinaj ka ndërruar deklaratat mbi arsyet se pse e ka lënë mandatin në gjysmë.

Haradinaj ka thënë  se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas presionit të vendeve të Quint-it.

“Quint-i, vendet e Quint-it shumë të respektuara si SHBA, Britania, Franca, Gjermania edhe Italia janë aleat të Kosovë, por janë edhe të interesuar për marrëdhënie të mira me Serbinë, për zgjidhjen e problemit. Por ata duhet ta kuptojnë se nuk ka hapësirë më, as për me i bë presion Kosovës, se ata me presion e detyruan edhe Qeverinë me dhënë dorëheqje, me masa të çuditshme”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka dhënë sqarime shtesë për këtë deklaratë në një debat në televizionin Dukagjini.

Ai ka thënë se dorëheqjen e ka dhënë për shkak të ftesës nga Haga, por ka ngritur dyshime se qëllimi i ftesës ka qenë që t’i bëhet presion atij si kryeministër “për me ba koncesione për Kosovën, me heqë taksën apo me leju ndarjen”.

Tutje ai ka thënë se ka dyshime, por nuk ka informacione të sakta se kush e ka sponsoruar ftesën Gjykatës Speciale për të.

Ramush Haradinaj është duke synuar përsëri postin e kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme të  6 tetorit.

AAK është bërë bashkë me PSD-në ndërsa Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër nga ky koalicion.