array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Gjithçka rreth propozimit franko-gjerman 

Deklarata

Propozim franko-gjerman

Mediat

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Në muajin shtator të vitit 2022 për herë të parë ka filluar të flitet për propozimin franko-gjerman për një marrëveshje kalimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pa dhënë detaje të këtij propozimi, kreret e Serbisë dhe Kosovës kanë pranuar se ka një propozim franko-gjerman, kurse përfaqësuesi i SHBA-së ka thënë se e mbështet propozimin e dy shteteve lidere të BE-së. Përvec një versioni të publikuar nga portali “Albanian Post”, ende nuk ka një version final të propozimit franko-gjerman apo ndonjë propozimi tjetër për marrëveshjen gjithpërfshirëse në mes të dy shteteve. Meqë, emisari i SHBA-ce për Ballkan, Escobar ka thënë se marrëveshja në mes të Kosovës e Serbisë është cështje javësh, atëherë i bie që shumë shpejt një propozim i tillë duhet të dal në publikë për diskutim. Ndërkohë që marrëveshja për targat ilegale ende nuk është arritur, ndërsa marrëveshja për energji nuk është duke u zbatuar ashtu sic ishte paralajmëruar.

Artikulli

Vizita e të Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e vizitoi Kosovën dhe Serbinë , i cili qëndroi në Kosovë javën e kaluar, tha se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se bëhet fjalë për “çështje javësh dhe jo vitesh”.

Mediat raportuan se Escobar ka thënë se marrëveshja finale nuk është cështje muajsh, por javësh. Ndërkohë, që Escobar ka folur vetëm për marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë, por pa e specifikuar për marrëveshje finale. 

Në kohën kur mediat raportuan për deklarimet e palëve rreth një marrëveshje në mes të dy vendeve, një faqe e internetit “news426media.com” shpërndahu një informacion të rremë me titullin “Vjen Lajmi MADHESHTOR, Finalja Kosovë – Serbi Pritet Të Përfundojë Me Njohje Reciproke Dhe Pa Shkëmbim Të Territoreve”. Ky artikull ishte ilustruar me një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe në prapavijë një hartë e trojeve shqiptare. 

Që nga vitit 2012, Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të këtij procesi, të dy vendet kanë arritur mbi 30 marrëveshje, por disa prej tyre kanë mbetur në letër dhe asnjëherë nuk janë zbatuar në praktikë. Tash e disa vite diskursi i palëve të përfshira në procesin e bisedimeve Kosovë- Serbi kanë filluar të flasin për nevojën që të arrihet një marrëveshje përfundimtare që sjell normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Propozimi franko-gjerman

Në fillim të muajit shtator të vitit 2022, këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, zhvilluan një takim më kreun e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti në Prishtinë e më pas edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Zyrtarët kishin ardhur në Kosovë dhe Serbi pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, patën njoftuar më 4 shtator 2022 se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Pjesë e këtyre takimeve ishte edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në takimin e shtatorit, mes Kurtit, Lajçakut dhe dy këshilltarëve Plotner dhe Bonne, Qeveria bëri të ditur se ishte diskutuar rreth gatishmërisë së Kosovës për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, por pa dhënë detaje të tjera. 

Ky takim ishte i mbyllur për media, ndërsa pas përfundimit të tij, për media foli vetëm emisari i BE-së Lajçak, i cili tha se kanë diskutuar për dialogun por pa dhënë detaje.

“Kaluam më shumë se dy orë, me kryeministrin Kurti diskutuam për dialogun dhe rreth asaj që të sjellim dinamika të reja që ta dërgojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i thellë dhe besoj se mund ta kuptoni se nuk mund t’i bëjmë të ditura detajet sepse të njëjtat diskutime do t’i kemi sot [9 shtator, 2022] edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq” – pati deklaruar shkurt Lajçak.

Ndryshe nga Kurti e Qeveria e Kosovës që nuk dhanë detaje, një ditë pas takimit në Beograd, Vuçiq bëri të ditur se diplomatët evropianë kanë propozuar “kornizë të re” për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

“Sipas tyre [diplomatëve evropianë], dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura” – ka thënë Vuçiq më 10 shtator 2022.

Ai ka shtuar se diplomatët evropianë kanë theksuar se e kanë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për diçka të tillë.

“Marrëveshja do të nënkuptonte – nuk mund të them njohje të Kosovës – mirëpo do të ishte njohje të gjithçkaje që ata mendojnë se është realitet” – ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, përfaqësuesit evropianë kanë treguar se pozicioni i Perëndimit është se Evropa nuk ka nevojë për konflikte të reja, andaj është shumë e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur.

Vuçiq ka thënë se në takim me diplomatët evropianë ka përsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se është e gatshme për zgjidhje kompromisi. Ai nuk ka dhënë detaje se çfarë nënkupton me zgjidhje kompromisi.

Pak ditë pas takimit të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq me këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman, media kosovare Albanian Post, publikoi një dokument, i cili pretendohej të ishte ‘korniza e re e dialogut’, ku ishin renditur disa propozime për Kosovën dhe Serbinë.

Kur ishte pyetur për të, kreu i ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurti, kishte refuzuar të deklarohet, duke thënë se nuk komenton dokumente pa autor por kishte thënë se ka iniciativë franko-gjermane.

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme por unë besoj që nuk është as e dobishme as e drejtë që t’i komentoj dokumentet që nuk kanë autor por bëhen për ta matur pulsin e qytetarëve e politikanëve. Nuk është mirë të bëjmë komente kur nuk dihet autori” – tha Kurti.

Kryeministri tha se vetëm dokumentet që prodhohen në Bruksel duhet të komentohen dhe janë zyrtare.

Rreth një muaj pas takimit me këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq foli përsëri për propozimin. 

Ai deklaroi se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike” – ka thënë Vuçiq në një adresim para gazetarëve.

Sipas tij, një propozim i tillë është i papranueshëm për Serbinë.

“Për Serbinë, për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja” – ka thënë mes tjerash ai.

Në lidhje me çështjen e propozimeve, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka konfirmuar se ekziston një propozim i këshilltarëve gjerman dhe francez.

“Ekziston një propozim i dy këshilltarëve, njëri i kancelarit Scholz dhe tjetri i presidentit Marcron”- ka thënë Gërvalla në një intervistë në Klan Kosova.

Për deklaratat e presidentit Vuçiq, Gërvalla ka thënë se ajo se çfarë ka thënë ai rreth ulëses në OKB, nuk është e vërtetë.

“Unë nuk mund të bëjë atë që ja bërë Vuçiqi dhe të fillojë të nxjerrë vetëm ndonjë mendim të veçantë. Ajo çfarë ka thënë presidenti serb Vuçiq rreth ulëses në OKB nuk është e vërtetë sepse propozimi është i hartuar me një qëllim komplet tjetër, pra është si bazë oër të biseduar dhe nuk është një propozim i cili numëron 1, 2, 3, 4, 5” – ka theksuar ministrja.

Deklaratat e të dërguarve të posaçëm

Ndërkohë, i dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili qëndroi në Kosovë më 19 tetor 2022javën e kaluar, tha se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se bëhet fjalë për  “çështje javësh dhe jo vitesh”.

“Unë i kam dëgjuar kolegët e mi evropianë të flasin se kjo është çështje javësh dhe jo vitesh. Për një marrëveshje, për rrugën përpara. Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jetë e shpejtë. Duke marrë parasysh kontekstin e asaj që po ndodhë, secili duhet të marrë përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Evropë, por edhe në rajon”, ka deklaruar ai në Kanal10.

Escobar i ka dhënë mbështetje propozimit franko-gjerman të marrëveshjes duke theksuar se ky propozim duhet të merret seriozisht.

“Ne do ta mbështesim këtë. Ne mendojmë, se sikurse na është shpjeguar, ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht Serbisë, në integrimet euro-atlantike…Po, e mbështesim plotësisht. Dhe, më duhet të shtoj se ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane”, theksoi ai.

Në vizitën e tij në Serbi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte treguar se me Escobar kanë diskutuar për ‘çështjet e hapura në kuadër të dialogut’.Vuçiq përmes një postimi në Instagram, ka thënë se ka insistuar në zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Patëm një bisedë serioze për të gjitha ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe të së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Vuçiq.

Në anën tjetër, vizitat e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak në Kosovë janë shpeshtuar. Në vizitën e së shtunës, Lajçak është pyetur nga gazetarët edhe për propozimin franko- gjerman.

Ai u shpreh se kanë diskutuar për çështjen e targave të veturave me kryeministrin Kurti dhe propozimin franko-gjerman, por theksoi se nuk mund të jap detaje sepse mund të prish procesin.

Ndërkaq, në takimin e 13 tetorit, Lajçak kishte deklaruar se në takimin me Kurtin dhe Bislimin, kishte biseduar për dy çështje.

“Ajo se çfarë mund të ju them është se vizita e sotme në Kosovë është pjesë e komunikimit të rregullt, me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin. I kishim dy tema në agjendën tonë që janë normalizimi dhe vazhdimi i diskutimeve të fundit, që vazhduan edhe me intervenimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe të sekretarit Blinken. Kemi diskutuar për hapat e radhës”- pati deklaruar Lajçak.

Sa i përket temës së dytë, Lajçak thotë se kanë diskutuar për energjinë dhe targat e veturave.

“Tema e dytë e agjendës ishte çështja aktuale, përkatësisht ajo me energjinë dhe ajo e targave të veturave pasi siç e dini afati i fundit është në fund të tetorit dhe është e rëndësishme për ne që të dijmë planet si dhe të shmangim situata të cilat mund të eskalojnë, sepse nuk është në interesin e askujt”- ka thënë Lajçak.

“Kur jemi tek energjia, jemi në proces të konsultimeve. I kam ftuar të gjithë palët e interesuara në Bruksel të hënën të diskutojmë për situatën. Është e rëndësishme për mua që ta sjellë një konkluzion rreth diskutimeve me kryeministrin dhe të për të diskutuar rrugën përpara”- shtoi ai.

I dërguari i posaçëm kishte njoftuar se për të njëjtin qëllim do të jetë edhe në Beograd.

Pas takimit, Vuçiq kishte thënë se kanë pasur një bisedë serioze për çështje të hapura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne vazhdojmë të luftojmë për të shpëtuar vendin dhe popullin tonë duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”-ka shkruar Vuçiq.

Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovë, nuk kanë konfirmuar nëse nga ana e vendeve të tyre ka një iniciativë apo dokument-propozim, që mund të jetë kornizë e re e dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, e cila do të zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar që nga viti 2011. Si rezultat i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian u nënshkruan disa marrëveshje. Disa prej tyre ende nuk kanë arritur të implementohen.