array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Gjilan, zbatimi i rekomandimeve të Auditorit në 2018 në llupën e Krypometrit

Deklarata

Komuna e Gjilanit: Rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit deri më tani, 8 rekomandime janë adresuar plotësisht, 6 janë në proces të adresimit dhe 1 rekomandim nuk është adresuar ende.

 

Komuna e Gjilanit

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

 Krypometri do të përcjellë zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga Komuna e Gjilanit. Kjo komunë ka treguar për nivelin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga ZKA për vitin 2017. Nëse deklarimet e kësaj komune janë të sakta do të shohim kur të publikohet raporti i Auditimit për ZKA-së për pasqyrat financiare për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2018.

Artikulli

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova) në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë në Kosovë është duke punuar në inkurajimin e institucioneve publike për të rritur nivelin e zbatimit të rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm.

Në fund të vitit të kaluar, BIRN Kosova ka prodhuar analiza të raporteve të auditimit të disa institucioneve publike duke përfshirë komuna, ministri e ndërmarrje publike.

Përveç analizave janë mbajtur edhe disa debate nëpër komuna, ku ka marrë pjesë edhe Zyra Kombëtare e Auditorit, të cilët kanë ofruar asistencë institucioneve në hartim të planeve për zbatimin të rekomandimeve.

Para se të publikohen raportet e auditimit për vitin 2018, BIRN ka dërguar shkresa institucioneve ku janë pasqyruar rekomandimet e përsëritura nëpër vite dhe çalimet në fusha specifike.

Në këto shkresa janë bashkëngjitur rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditorit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017 dhe 2016.

Komuna e Gjilanit

Njëra ndër komunat ku janë dërguar shkresat dhe është mbajtur debati në lidhje me rekomandimet e Auditorit është edhe Komuna e Gjilanit.

Kjo letër është dërguar për sinjalizim shtesë për rëndësinë e zbatimit të plotë të rekomandimeve apo fillimin e zbatimit të rekomandimeve që marrin më shumë se një vit për t’u zbatuar.

Në përgjigjen e Komunës së Gjilanit në lidhje me shkresën thuhet se nga gjithsej Rekomandimet e Auditorit. Pyetesori të Zyrës Kombëtare të Auditorit, 8 janë adresuar plotësisht, 6 janë në proces të adresimit dhe 1 rekomandim nuk është adresuar ende.

Sipas Komunës së Gjilanit, rekomandimet që janë adresuar plotësisht janë rekomandimi i dhënë në lidhje shkaqet për Theksimin e Çështjes së opinionit të auditimit, për verifikimin e 1/3 e pronave për tatimin në pronë, rreth aplikimit të kontrolleve deri në nënshkrimin e kontratave, për publikimin e të gjitha vendimeve lidhur me shpronësimet e bëra.

Po ashtu në përgjigjen e Komunës së Gjilanit thuhet se kjo Komunë ka adresuar plotësisht edhe rekomandimin për rishikimin e arsyeve të dështimit të kontrolleve në përgatitjen e tenderimeve për kontrata ndërtimi, rekomandimin që kryetari duhet të sigurohet se asnjë kontratë nuk do të nënshkruhet pa u siguruar fondet e mjaftueshme për realizimin e saj në periudha të parapara.

Rekomandimi i shtatë i adresuar sipas Komunës së Gjilanit është që kryetari të siguroj se janë ndërmarrë veprimet për korrigjimin e regjistrit të pasurisë, kurse rekomandimi i tetë i adresuar ka pasur të bëj me zbatimin e planit të veprimit, monitorimin e vazhdueshëm dhe raportimin në baza të rregullta mujore ose tre mujore në lidhje me progresin e arritur.

Rekomandimi i vetëm i cili nuk është adresuar është ai në lidhje aplikimin e sistemit të menaxhimit të pasurisë (e-pasuria).

Në fund të raportit të auditimit të vitit 2017 janë evidentuar edhe rekomandimet e vitit 2016 që nuk janë adresuar ose janë adresuar pjesërisht nga Komuna e Gjilanit.

Nga 12 rekomandimet e vitit 2016, në të cilat kanë pasur çalime edhe në vitin 2017, Komuna e Gjilanit në vitin 2018 ka adresuar plotësisht 6 prej tyre. 5 rekomandime ende janë në proces të adresimit kurse 1 rekomandim i bartur nga vitit 2016 ende nuk është adresuar.

5 rekomandime që kanë qenë në proces të adresimit në vitin 2017, në vitin 2018 janë adresuar plotësisht sipas Komunës së Gjilanit. 5 rekomandime që kanë qenë në proces të adresimit në vitin 2017, ende vazhdojnë të jenë në proces të adresimit në vitin 2018. Njëri prej rekomandimeve që nuk ishte adresuar nga viti 2016, dhe ishte bartur në vitin 2017, në vitin 2018 sipas komunës është adresuar.

Rekomandimi i vetëm i bartur nga vitit 2016, i cili sipas Komunës nuk është adresuar ende është në lidhje me realizimin e projekteve sipas kushteve dhe afateve të parapara.

Shkresa e njëjtë si në Komunën e Gjilanit është dërguar tek 15 institucione të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ministri, komuna, ndërmarrje publike e rregullatorë.

Në qershor të vitit 2019, ZKA do të fillojë publikimin e raporteve të auditimit të institucioneve për vitin 2018.

Në katër vite, Komuna e Gjilanit ka marrë 60 rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit. 9 rekomandime në vitin 2014, nga 18 rekomandime në vitet 2015 dhe 2016, si dhe 15 rekomandime në vitin 2017.

Telashet e Gjilanit me tenderë

Kallxo.com kishte transmetuar live edhe debatin që ishte zhvilluar në Kuvendin Komunal të Gjilanit në lidhje me rekomandimet e Auditorit dhe zbatimin e tyre.

LIVEDebat rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nga komuna e Gjilanit

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 26 novembre 2018