array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Gjenerali i shkon në konak Thaçit, të cilit ia refuzoi dekoratën

Deklarata

Sylejman Selimi: Si mund te dekorohem për merita lufte kur unë po mbahem padrejtësisht ne burg gjoja për krime lufte? Prandaj dekorata e tillë për mua është e papranueshme, për aq sa unë mbahem dhe dënohem padrejtësisht. Unë refuzoj këtë dekorate duke mos pranuar kështu te jam i fyer nga hipokrizia!

 

 

Sylejman Selimi

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Sylejman Selimi i ka zbutur qëndrimet karshi presidentit Hashim Thaçi. Ai e kishte refuzuar dekoratën e Presidentit Thaçi, duke thënë se është i fyer nga hipokrizia. Por, pasi që u liru nga burgu, ai u bashkua në një odë në Burojë së bashku me komandantët e tjerë të zonës së Drenicës.

Artikulli

Ish komandanti i UÇK-së dhe FSK-së, Sylejman Selimi, ishte liruar nga burgu me datën 25 janar, pasi Paneli për Lirim kishte vendosur të lirojë me kusht. Pas lirimit të tij, komandantët e UÇK-së nga zona e Drenicës ishin mbledhur në fshatin Burojë, në vendlindjen e Presidenti Hashim Thaçi.

Në këtë takim, përveç nikoqirit Thaçi, ishin të pranishëm edhe Sylejman Selimi, Kadri Veseli e Sami Lushtaku.

Edhe pse Selimi nuk hezitoi që të takohet me presidentin vetëm një ditë pas lirimit, vitin e kaluar ai kishte bërë një akt, si shumë kundërshtarë tjerë të Thaçit. Përmes një letre nga burgu, Selimi kishte refuzuar dekoratën për 10 vjetorin e pavarësisë.

Madje, ai e kishte quajtur hipokrizi faktin që ishte dekoruar nga Hashim Thaçi.

“Si mund te dekorohem për merita lufte kur unë po mbahem padrejtësisht ne burg gjoja për krime lufte? Prandaj dekorata e tillë për mua është e papranueshme, për aq sa unë mbahem dhe dënohem padrejtësisht. Unë refuzoj këtë dekorate duke mos pranuar kështu te jam i fyer nga hipokrizia!”, kishte shkruar në letrën e tij, gjenerali Sylejman Selimi.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Sylejman Selimin, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Ndërsa avokati i tij, Tomë Gashi ka thënë për KALLXO.com se nuk dëshirojnë të flasin për media.

Përveç Sylejman Selimit, dekoratën presidenciale të Thaçit e kishte refuzuar edhe shumë të tjerë, përfshirë këtu Rexhep Qosen, Hydajet Hysenin, Jakup Krasniqin e të tjerë.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

https://kallxo.com/thaci-i-mbledh-ne-buroje-ish-komandantet-e-uck-se-te-drenices/