array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri - Foto: ATDHE MULLA

Gazmend Muhaxheri e mban premtimin për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit

Deklarata

“Për vitin 2018 jemi në fazën e implementimit ose planit të veprimit për me i eliminu këto rekomandime të Auditorit të Përgjithshëm, dhe besoj se do t’i tejkalojmë deri në 60 %”

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

Vlerësimi

E vërtetë

Sipas raportit të Auditorit nga 19 rekomandimet e Auditorit, Komuna e Pejës i ka zbatuar 11 prej tyre, 6 nuk i ka zbatuar, 1 rekomandim është proces të zbatimit dhe 1 rekomandim është mbyllur. Në bazë të llogaritjeve del që Komuna e Pejës në vitin 2018 ka zbatuar 58 % të rekomandimeve.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka mbajtur premtimin për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të dhëna në vitin 2017.

Në fund të vitit 2018, më shumë se gjashtë muaj para publikimit të raportit të auditimit, kryetari Muhaxheri kishte thënë se në vitin 2018 do të adresojnë 60% të rekomandimeve të Auditorit.

“Për vitin 2018 jemi në fazën e implementimit ose planit të veprimit për me i eliminu këto rekomandime të Auditorit të Përgjithshëm, dhe besoj se do t’i tejkalojmë deri në 60 %”, ka thënë Muhaxheri në debatin e mbajtur në nëntor të vitit 2018 në Kuvendin Komunal të Pejës.

Sipas raportit të Auditorit të publikuar në muajin maj të vitit 2018, kjo po del të jetë e vërtetë.

Nga 19 rekomandimet e marra, Komuna e Pejës ka zbatuar 11 prej tyre, 6 nuk i ka zbatuar, 1 rekomandim është proces të zbatimit dhe 1 rekomandim është mbyllur.

Në bazë të llogaritjeve del që Komuna e Pejës në vitin 2018 ka zbatuar 58 % të rekomandimeve.

Për periudhën pesë vjeçare 2014-2018, Auditori i Përgjithshëm i ka dhënë Komunës së Pejës gjithsej 88 rekomandime pas auditimit të pasqyrave financiare. Në vitin 2014, Auditori ia kishte dhënë Komunës së Pejës 15 rekomandime.

Kurse, në vitin 2015, Komunës së Pejës i ishin dhënë 20 rekomandime nga ana e Auditorit. Në vitin 2016 i janë dhënë 18 rekomandime, në vitin 2017 i janë dhënë 19 rekomandime kurse në vitin 2017, 17 të tilla.

Komuna e Pejës ka pasur telashe gati në të gjitha fushat nga viti 2014 deri në vitin 2017.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Pejës nga viti 2014 deri në vitin 2017. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Pejë.

KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA.

Debati në Komunën e Pejës është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike.

LIVEDebat rreth zbatimit të rekomandimeve të Auditorit nga komuna e Pejës

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 19 novembre 2018