array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri - Foto: ATDHE MULLA

Gazmend Muahxheri mban fjalën për hidrocentralin në Lumbardhë

Deklarata

Gazmend Muhaxheri: Nesër (me 1 mars) ka me shfuqizu edhe ata me një vendim

 

Gazmend Muhaxheri

Vlerësimi

E vërtetë

Kuvendi Komunal i Pejës, me datën 1 mars, ka marrë vendim për të shfuqizuar vendimin e vitit 2012 për dhënien e pëlqimit për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardhë. Vendimi është marrë me propozim të kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxherit. Ky i fundit kishte premtuar vetëm një ditë më herët në debatin Jeta në Kosovës se do të anulojë vendimin që i hapi rrugë futjes së lumit në gypa.

Artikulli

Emisioni “Jeta në Kosovë” këtë javë ka transmetuar debatin për projektin për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lumbardhë të Pejës.

Në këtë debat, përfaqësues të qeverisë së Kosovës, komunës së Pejës, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë folur për rreziqet që bart mbi vete ideja për ndërtimin e hidrocentralit mbi Lumbardhë nga kompania “KELKOS”.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, gjatë debatit në emisionit, ka premtuar se do të shfuqizoj vendimin e datës 5 dhjetor 2012, i cili është marrë nga Kuvendi Komunal i Pejës mbi dhënien e pëlqimit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e hidrocentrali që e shfrytëzonë ujin e Lumbardhit. Projekti parasheh që një pjesë të lumit ta fut në gypa.

“Nesër (me 1 mars) ka me shfuqizu edhe ata me një vendim”, është shprehur Muhaxheri.

Kryetari i Pejës e ka mbajtur fjalën e dhënë në emision, pasi që në takimin e mbajtur me 1 mars nga Kuvendi Komunal i Pejës, është vendosur për anulimin e këtij vendimi.

Në vendimin e Komunës thuhet se “Vendimi është vlerësuar se është në kundërshtim me pikës 4 dhe pikën 7 të Planit Zhvillimor Komunal të Pejës të datës 14 maj 2017, në kundërshtim  me interesat vitale të zhvillimit të Komunës së Pejës, duke rrezikuar ujin e pijes, ekosistemin, ekuilibrin natyror, llojllojshmërinë biologjike dhe pejsazhore, hidrografinë, gjeomorfologjinë, gjeologjinë dhe vlerat kulturore.

Në debatin e emisionit “Jeta në Kosovë”, Muhaxheri, përveç shfuqizimit të vendimit është zotuar se do të mbrojë me jetë Lumbardhin e Pejës.

“E keni një kryetar që i garanton qytetarëve që me jetë e mbron, përpos seneve tjera, e plus qytetarët e tjetër që nuk kemi me leju…. na e kemi pru një vendim në Asamble Komunale që nuk lejon ndërtim, ai anulimi që e kërkojnë është i parregullt, vendim i falsifikuar i asamblesë komunale”, është shprehur Muhaxheri.