array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Fushë Kosova i vendos kamerat e sigurisë në qytet, pritet vendosja edhe e sistemit të zërimit

Deklarata

Burim Berisha (06.11.2020)- “Për herë të parë në Fushë Kosovë e kemi vendosjen brenda javës të kamerave të sigurisë në qytet”

 

Ali Topalli (25.11.2020 )-  “Kamerat janë vendosur, janë në procesin final, maksimumi i kohës është 15 dhjetori”

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Sipas premtimit të Kryetarit të Fushë Kosovës, Burim Berisha, kamerat e sigurisë në Fushë Kosovë janë vendosur. Kamerat janë funksionalizuar më 17 dhjetor, thuajse një muaj më vonë se premtimi i komunës si dhe pritet që të bëhet edhe funksionalizimi i sistemit të zërimit.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha në emisionin Jeta në Komunë, kishte premtuar se qyteti i kësaj komune do të mbulohet me kamera të sigurisë.

I pari i kësaj komune premtimin për vendosjen e kamerave e ka bërë më 6 nëntor të këtij viti duke thënë se kamerat e sigurisë do të mbikëqyren nga Policia e Kosovës, pasi komuna nuk ka kapacitet që t’i mbikëqyr ato.

“Për herë të parë në Fushë Kosovë e kemi vendosjen brenda javës të kamerave të sigurisë në qytet. Përgjithësisht qyteti do të mbulohet me to. Ne do t’ia dorëzojmë policisë sepse ne nuk kemi kapacitete me i mbikëqyr”, tha Berisha.

Përveç këtij premtimi, Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, kishte thënë për KALLXO.com se kamerat pritet të vendosen dhe funksionalizohen më së largu më 15 dhjetor.

“Kamerat janë vendosur, janë në procesin final, maksimumi i kohës është 15 dhjetori”, kishte thënë Topalli.

Topalli ka konfirmuar se kamerat janë vendosur dhe janë funksionalizuar më 17 dhjetor. Ai ka shtuar se lidhur me këto kamera pritet të funksionalizohet edhe sistemi i zërimit.

“Funksionimi i kamerave janë prej sot në funksion, ndërsa sistemi i zërimit bëhet deri në fundin e javës së ardhshme”, tha ai.