array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Ilustrim

Fushë Kosova ende pa dy çerdhet e premtuara

Deklarata

Premtimi – “Ndërtimi i dy çerdheve publike në Fushë Kosovë”

Komuna e Fushë Kosovës

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Gjatë mandatit qeverisës të Burim Berishës që nga viti 2017 nuk është ndërtuar asnjë çerdhe e re. Krypometri do të vazhdojë të përcjellë nëse premtimi do të mbahet deri në fund të mandatit.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, kishte premtuar ndërtimin e dy çerdheve publike në Fushë Kosovë brenda mandatit qeverisës.

Që nga ajo kohë, komuna ka arritur që të funksionalizojë vetëm një çerdhe të re dhe atë me partneritet publiko-privat,

“Ndërtimi i dy çerdheve publike në Fushë Kosovë”, është listuar si premtim i Berishës në Institutin GAP.

Drejtoi i Arsimit Islam Shabani,  më 2 shtator për KALLXO.com se gjatë këtij mandati nuk është ndërtuar asnjë çerdhe.

“Nuk është ndërtuar asnjë çerdhe gjatë këtij mandati nga shkaku i vetëm se nuk kemi pasur truall – pronë publike për të ndërtuar çerdhe! Kemi pasur edhe oferta nga BE për ndërtimin e një çerdheje, por nga mungesa e pronës nuk është arritur pëlqimi për një donacion nga Europa”, ka thënë Shabani.

Krypometri do të vazhdoj ta mbikëqyrë këtë premtim se a do të realizohet deri në fund të këtij mandati.

Komuna e Fushë Kosovës me rreth 35 mijë banorë ka vetëm një çerdhe publike. Kopshti “Gëzimi ynë” ka rreth 200 fëmijë nga 1-5 vjeç, të cilët vijojë aktivitetet në këtë institucion.

Më 1 shtator, komuna ka njoftuar se ka filluar puna në çerdhen publiko private në Miradi të Ulët.