array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotoja e ndryshuar e kryeministrit Kurti

Deklarata

Pas deklaratav se ne Kosove mund te kete lufte mobilizohet edhe Kurteviči

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e publikuar është e modifikuar. Përshkrimi në fotografi është i rremë. Përveç kësaj edhe përshkrimi i bërë në fotografi është i rremë. Kryeministri, Albin Kurti nuk ka thënë se është i gatshëm për luftë. 

Artikulli

Një faqe në rrjetin social Facebook, Skenderaj Qyteti im, ka postuar një foto të modifikuar të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. 

Në fotografi shihet Kurti duke mbajtur një armë me mbishkrimin “Made in Serrbia”. Postimi ka marrë mbi 300 reagime.

Fotoja është e përcjellur me një përshkrim në të cilin thuhet se kryesministri është shfaqur i gatshëm për luftë.

“Pas deklaratav se ne Kosove mund te kete lufte mobilizohet edhe Kurteviči !! Me nje kallashnikov prodhim jugosllav , nje helmet dhe kamuflazh prodhim vendor shfaqet i gateshen dhe i relaksuar te sakrifikoj pavarsin e Kosoves per ty sherbyer serrbis , te lumt Komandant Bastan”- thuhet në përshkrimin e bërë.

Fotografia e publikuar është e modifikuar apo e ndryshuar, ndërsa përshkrimi i saj shpërfaq konstatime të rreme nga faqja. Shefi i ekzekutivit nuk ka deklaruar se është i gatshëm për luftë.

Sipas politikës së Facebook, foto të tilla të cilat janë redaktuar apo sintetizuar përtej rregullimeve për qartësi, në mënyrë të atillë që mund t’i mashtrojnë njerëzit, largohen.