
Fotografia që nuk përputhet me përmbajtjen e lajmit
Deklarata
Kushtetuta po respektohet!Hajnat po mbesin larg buxhetit!
Vlerësimi
Me kos
Titulli “Kushtetuta po respektohet!Hajnat po mbesin larg buxhetit!” nuk përputhet me fotografinë me të cilën është ilustruar ky lajm. Në fotografinë me të cilën është ilustruar lajmi shihen kryeministri Albin Kurti dhe liderët e tri partive opizitare, PDK, LDK dhe AAK. Liderët e opozitës nuk përmenden fare në artikull. Përveç kësaj, në artikull nuk tregohet se për cilët hajna është fjala.
Artikulli
Ueb faqja online a-news24.com, më 25 mars 2023, ka publikuar përmbajtjen me titull “Kushtetuta po respektohet!Hajnat po mbesin larg buxhetit!”.
Në ilustrimin e përmbajtjes është paraqitur fotoja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe krerëve të tri partive opozitare në vend: Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Edhe pse janë vendosur fotot e kryeministrit dhe liderëve opozitarë, ata nuk përmenden në artikullin e publikuar.
Artikulli i publikuar është bazuar në një postim të bërë në Facebook nga një opinionist, mirëpo faqja online a-news24.com e ka publikuar postimin duke e paraqitur në formë të lajmit.