array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e montuar e deputetit Dimal Basha

Deklarata

Edhe Dimali në Berlin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e publikuar me mbishkrimin “edhe Dimali në Berlin” është e manipuluar. Fotografia reale është manipuluar duke ju vendosur fytyra e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Fotografia reale është bërë në San Francisko të Kalifornisë në vitin 2018. Dimal Basha e ka mohuar të ketë marrë pjesë në ndonjë paradë të organizuar në Berlin të Gjermanisë. Fotografia është publikuar në kohën kur Kuvendi i Kosovës nuk po arrinë të sigurojë vota të mjaftueshme për të miratuar Kodin e ri Civil i cili lejon “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta”.

Artikulli

Më datë 29.06.2024 një profil në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihet fytyra e deputetit të Vetëvendosjes Dimal Basha. Kjo fotografi është publikuar me mbishkrimin “edhe Dimali në Berlin”.

Në fotografi shihen dy persona që në sfond kanë veshjen dhe flamurin që simbolizon komunitetin LGBTQ+ dhe tek dy personat është fytyra e deputetit Basha.

Krypometër përmes kërkimit të fotografisë në “Google Lens” dhe “Google Fact Check Tools” ka gjetur fotografinë origjinale (shih këtu dhe këtu), në të cilën nuk është deputeti Dimal Basha.

Bazuar në të dhënat e TinEye kjo fotografi është realizuar në San Francisko të Kalifornisë, më 24.06.2018

Krypometër ka biseduar edhe me deputetin Dimal Basha për të parë nëse i njëjti ka qenë në paradë në Berlin.

“Tash po e shoh postimin, nuk e kam parë më herët. Sigurisht se është montazh, sepse nuk kam qenë kurrë në Berlin dhe për më tepër cilësohet si urrejtje ndaj vet komunitetit LGBTQ+. Do ta raportoj në Facebook si postim i rrejshëm”– ka thënë deputeti Basha.

Kjo fotografi është publikuar në kohën kur në Kosovë vazhdon të ketë debat nëse duhet të miratohet Kodi i ri Civil i cili lejon “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta”.

“Bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara. Kushtet dhe procedura rregullohen me ligj të veçantë”- thuhet në paragrafin e dytë të nenit 1138 të Draft Kodit Civil, i cili nuk ka arritur të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Mospajtimet e deputetëve mbi këtë dokument lidhen me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” mes personave me gjini të njëjtë.

Si nga krerët e bashkësive fetare në Kosovë, Kodi Civil është kundërshtuar edhe nga disa deputetë, të cilët argumentojnë se janë kundër tij pasi që duan t’i mbrojnë “vlerat e familjes”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapësirat e Bundestagut gjerman në Berlin kishte thënë se Kosova synon të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor që i ofron qytetarëve të drejtën e bashkimeve civile të së njëjtës gjini.

“Më lejoni t’ju jap një shembull. Kosova do të synojë që së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas fqinjëve tanë të Malit të Zi, që i ofron qytetarëve të saj të drejtën e bashkimeve civile të së njëjtës gjini. Ne do të punojmë shumë për ta kaluar këtë në të ardhmen shumë të afërt. Për këtë unë personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare dhe do të bëjë thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare. Vendimi në mbledhjen e qeverisë për këtë çështje tashmë është marrë”- kishte thënë Kurti, më 26.04.2024 në Berlin.

Dimal Bashka ka qenë një nga deputetët që e ka përkrahë Kodin e ri Civil. 

“Pas 15 apo 20 viteve kanë me u bë pishman për qëndrimet që i kanë. Demokracia në themelin e saj e ka mbrojtjen e pakicave sepse i forti e mbron veten. Nuk ke situata më e mirë atë ditë në Kuvend, por ato fjalime do t’i gjykojë historia. Të drejtat janë të barabarta. Njerëzit duhet të jetojnë si të duan dhe lirshëm. Ne e kemi edhe obligim si deputetë, sipas Kushtetutës me e garantu këtë të drejtë. Kjo do të rregullohet, është vetëm çështje kohe. Kjo është e kryer. Aq më shpejt punojmë, aq më shpejt ecim. Ata janë pjesë e shoqërisë sonë”, kishte thënë Basha në Emisionin “Java Sonte Me Rronin” që ishte transmetuar në KTV, më 18.03.2022.